Sigurisht që gatimi i shijshëm dhe bisedat e këndshme janë kryesore për mbushjen e një tavoline plot. Por nëse ke ndërmend të lësh mbresa tek të ftuarit apo familjarët e tu, duhet të shtrosh një tavolinë të bukur!

 

Një nga kënaqësitë më të mëdha të jetës janë vaktet në tavolinë rrethuar mes miq apo familjarësh. Dhe me ngrohjen e kohës këtë pranverë momentet e shijuara nën rrezet e ngrohta të diellit janë të çmuara. Sigurisht që gatimi i shijshëm dhe bisedat e këndshme janë kryesore për mbushjen e një tavoline plot. Por nëse ke ndërmend të lësh mbresa tek të ftuarit apo familjarët e tu, duhet të shtrosh një tavolinë të bukur!

Pikërisht për vakte jo vetëm të shijshme e të ngrohta familjare, por edhe mjaft elegante, Megatek këtë pranverë prezanton dizajnet, trendet dhe koleksionet më të fundit të shtrimit të tavolinës!

Mënyrat për të zbukuruar një tavolinë janë të panumërta. Kjo dhe sipas shijes së gjithësecilit nga ne, por ne kemi menduar t’ju japim pakëz frymëzim për tavolinat tuaja, duke ju prezantuar 3 tavolina, të prezantuara sipas tematikave të ndryshme.

 

Tavolinë në pastel

Nëse përgjithësisht ju pëlqejnë ngjyrat e lehta pastel të rozës, ky shtrim tavoline është zgjedhja perfekte për vakte elegante dhe plot stil! Duke qenë se ngjyrat e përzgjedhura për shtrimin e tavolinës janë të çelura, ata kërkojnë një tavolinë të bardhë apo ngjyrë të hapur druri për të krijuar një kontrast të këndshëm. Mbi një sipërfaqe të bardhë, të gjitha elementët e servirjes shndërrijnë duke i bërë dhe materialet të duken akoma dhe më shumë elegante.

Për këtë tavolinë kemi vendosur të përdorim ngjyra të ngjashme për të krijuar një rregullsi të këndshme për syrin. Shtroja e përdorur ka një teksturë luksoze velveti, e cila përshtatet më së miri me pjatat rozë, të cilat rrethohen nga një ngjyrë e butë e florinjtë. Lugët, pirunjtë dhe thikat janë përzgjedhur sa më minimaliste në stil, për t’i lënë hapësirë gotave të kokteileve të bien në sy.

Nuk kanë si të mungojnë në mesin e tavolinës vazot dekorative me lule, të cilat “lidhin” këndshëm të gjitha elementët e tavolinës. Materiali transparent i vazove të qelqit përshtatet shumë me gotat elegante dhe lulet artificiale të përzgjedhura theksojnë akoma më shumë butësinë dhe shkëlqimin e mbulesës së tavolinës.

 

Ndjesi tropikale

Për një tavolinë më energjike e plot ngjyra, ne sugjerojmë tavolinën e dytë e cila na sjell ndërmend ndjesi të këndshme tropikale, të cilat kombinohen në mënyrë mjaft natyrale me drurin e hapur të tavolinës. Ngjyrat e lehta verore si bluja apo jeshilja e hapur janë ngjyrat e duhura për të krijuar energji pozitive në tavolinë dhe për të thyer bardhësinë e pjatave akull të bardha.

Në vend të një mbulese tavoline të madhe, vendosëm të linim pakëz hapësirë për drurin natyral që të duket, dhe përdorëm shtrojet plot ngjyrë rrumbullake, të cilat theksojnë akoma më tepër formën e pastër të pjatave. Por përveç shtrojeve, një nga detajet që bie më shumë në sy në tavolinë janë padyshim gotat e ujit apo lëngjeve, të cilat plotësojnë tavolinën plot ngjyrë dhe freski verore.

Lulet e përzgjedhura në mes të tavolinës krijojnë harmoni të këndshme mes ngjyrave tropikale të gotave dhe shtrojeve me aksesorët e tjerë të tavolinës të cilët shkëlqejnë nga materialet e përzgjedhura. Kështu gjithçka duket e balancuar, plot jetë dhe gati për të servirur recetat e tua të preferuara!

 

Më pranë tokës

Ngjyrat e tokës vitet e fundit kanë qenë të përfshira në të gjitha trendet e reja botërore të arredimit. Dhe s’kishin si të mungonin edhe në koleksionet më të reja pranverore në Megatek! Nëse po kërkon të shtrosh një tavolinë më pranë natyrës dhe ngjyrave natyrale të drurit apo tokës, shtrimi i tretë i tavolinës është për ty!

Tavolina prej druri tropikal dhe karriget me thurje natyrale padyshim kanë bukurinë e tyre natyrale. Dhe shtrimi i tavolinës i përzgjedhur vë në pah bukurinë dhe ngjyrat e ngrohta të drurit. Mbulesat e tavolinës përqafojnë ngjyrat e tokës, duke prezantuar në tavolinë dhe elemente florale. Janë pozicionuar horizontalisht, për të thyer vijat e dukshme të tavolinës dhe për të lënë hapësira më të mëdha të drurit të ekspozuar.

Gotat minimaliste dhe elegante theksojnë dizenjon e veçantë të pjatave të ngrënies, të cilat zbukurojnë çdo gatim në to! Motivet florale të gdhendura në pjatë kombinohen këndshëm me mbulesat e tavolinës, dhe ngjyra bezhë e lehtë e pjatave thekson lidhjen me drurin, tokën dhe natyrën.

 

Për të gjetur më lehtë koleksionet e reja të shtrimit të tavolinave në Megatek klikoni në kategoritë më poshtë!

  • Pjata
  • Gota
  • Servise
  • Mbulesa tavoline
  • Vazo dekorative
  • Lule artificiale
  • Lule natyrale
  • Tavolina & Karrige ngrënie (për ambiente të brendshme)
  • Tavolina & Karrige ngrënie (për ambiente të jashtme)