Uji është një nga elementet kyc të jetës, por shpesh herë ai nuk është I përshtatshëm për konsum. Për ta bërë sa më të konsumueshem për përdorim dhe për të shmangur mbetjet e ngurta përdorim filterat me përbërje prej fije leshi,por nëse qëllimi ynë është që të kemi ujë akoma më të pastër mund të përdorim në seri të tre tipet e filtrave: për kripërat përdorim filterat me kristale polifosfati,dhe per të larguar aromat e këqija dhe shkatërruar mikroorganizmat përdorim filterat me përmbajtje karboni.Të tre këto komponentë bëjnë të mundur që nga rubinetat tuaja të rrjedhë ujë me të vërtetë I pastër.