Karrige statike, me strukturë mbajtëse në formë piramide, e përbërë nga shufra prej materiali hekuri, me diametër prej 1.5 cm, të veshur me bojë polimere termoplastike jo të lëngshme, në ngjyrë të zezë. Karrigia është e pajisur me ndenjëse dhe mbështetëse me strukturë plastike, me veshje prej materiali kadifeje sintetike në ngjyra të ndryshme, dhe me mbushje prej sfungjeri të butë. Ka përmasa prej 46x55x80 cm. Ky produkt është i përshtatshëm për përdorim si një objekt funksional dhe dekorativ, në ambientet e brendshme të shtëpive, restoranteve apo hoteleve.
Specifikime teknike
Ngjyra: Të ndryshme
Materiali i strukturës: Strukturë metalike
Thellësia: 55 cm
Materiali i ndenjëses: Plastikë, sfungjer dhe kadife