Set për pastrimin e parketeve, i cili përfshin një shkop për mopin me gjatësi të rregullueshme, prej materiali metalik, një strukturë plastike për fiksimin e mopit dhe një mop, me fije prej mikrofibrash pambuku Chenille, me përmasa 43x13 cm. Shkopi është i pajisur me dorezë plastike ergonomike e cila lehtëson mbajtjen gjatë përdorimit dhe arrin gjatësi deri në 81 cm. Përdoret për pastrimin e dyshemeve të shtruara me parket dhe sipërfaqeve të tjera dhe mund të manovrohet me lehtësi për të arritur edhe hapësirat e ngushta midis mobiljeve. Ky produkt është i përshtatshëm për përdorim në ambiente shtëpie dhe ambiente profesionale, si zyra, bare restorante, hotele, etj.