Stuko Druri 1Kg e bardhe

Në stok
Kodi
58022
€5.61
Copë (1 Copë)
Shpërndaj:
Stuko druri 1 kg ngjyre e bardhe. Stukoja e drurit eshte nje stuko akrilik qe sherben per stukimin e drurit perpara lyerjes. Stukoja e drurit ka aftesi te mira mbushese dhe mund te lemohet dhe zmerilohet rrafsh me siperfaqen e drurit. Thahet shpejt dhe eshte e pershtatshem për brenda dhe jasht. Pergatitja e siperfaqes: Druri i ri: Duhet të jetë i lyer ose i ferkuar me vaj liri 60% turpentine minerale të tretur, afersisht 4 deri në 5 dite perpara se te perdorni stukon. Zmerilojeni drurin perpara mbushjes. Druri i vjeter: zmerilojeni mire, preferohet me nje leter zmerile druri per te hequr shtresen ngjyre gri (te kalbur) te drurit dhe, vetem pasi te jete shfaqur shtresa e brendshme e drurit mbushni defektin me stuko. Me pas hiqni stukon e tepert nga vendet ku nuk nevojitet. Aplikimi kryhet ne pergjithesi me Mbushes Druri me nje gjeresi te pershtatshme per gjeresine e siperfaqes e cila parashikohet te riparohet. Mbushni hapesiren ose te caren dhe menjehere hiqni stukon e tepert rreth e rrotull. Mbasi t’a thani per disa ore, lëmoni siperfaqen derisa te perfitoni nje zone te sheshte dhe te njetrajtshme. Pastrimi i Veglave dhe duarve behet me uje dhe sapun menjehere pas perdorimit. Karakteristikat e shtreses se lyerjes. Nuanca e ngjyrimit: E bardhe. Niveli i shkelqimit: Mat. Te dhenat materiale Permbajtja: Paste minerale akrilike e bazuar ne uje. Tretja: Nuk ka nevoje per tretje. Aftesia e mbulimit: 0.5-2kg/m². Aftesia e mbulimit eshte e llogaritur sipas matjes se punes te nje punetori me pervoje dhe me aftesi , me nje grade te ndryshme pervetesimi dhe mund te ndryshoje ne varesi te metodes se punimit, siperfaqes dhe kushteve klimaterike. Mos e perdorni materialin kur temperatura eshte nen 7 grade Celsius. Kohezgjatja e tharjes. Ndermjet shtresave te lyerjes: 1-12 ore (ne kushte normale atmosferike) Tharja e plote : 24 ore.
Specifikime teknike
  • Koha e tharjes: Koha e ripunit: 1-12 ore. Tharja e plote: 24 ore
  • Paketimi: 1 Kg
  • Mbulimi: 0.5-2kg/m²
  • Marka: Nirlat
Write Your Own Review
Po vlerësoni:Stuko Druri 1Kg e bardhe
Vlerësimi juaj
Copyright © 2022 MEGATEK // All rights reserved