5 këshilla bazë për një barbekju të suksesshme

5 këshilla bazë për një barbekju të suksesshme

Nëse ka diçka që gjithmonë do të na kujtojë që jemi në sezonin e bukur të verës, ajo është aroma e zgarës së ndezur që lundron nëpër ajër. Kudo nëpër botë era karakteristike e qymyrit të ndezur paralajmëron ushqim të mirë dhe momente të hareshme me miq dhe të afërm. Nëse këtë verë ke ndërmend të krijosh momente të paharrueshme me familjen dhe të afërmit e tu, të duhet patjetër një festë me barbekju!

Adhuruesit e barbekjusë nëpër botë sa vijnë e shtohen çdo vit dhe kjo jo rastësisht. Një zgarë e ndezur do të thotë më shumë se thjesht ushqim i pjekur. Një zgarë e ndezur është preteksti i duhur për t'u lidhur me njerëzit e për të shijuar momentet e vogla në jetë. Por për ta bërë këtë, të duhet që fillimisht të kujdesesh për çdo detaj! Ja disa mënyra të thjeshta për të përmirësuar festën tënde këtë verë!

Ke ndërmend të pjekësh diçka të vogël kur të jesh afër detit apo në mal? Apo po mendon që kopshtin përpara shtëpisë ta kthesh në një kuzhinë plot shije sa herë të kesh nevojë? Çfarëdo situate apo nevoje të kesh, Megateksa ka një barbekju fiks për ty! Modelet e barbekjuve varjojnë nga më ekonomiket e deri tek ato profesionalet, me qymyr, apo me gaz, të mëdha apo praktike e të palosshme, të duhet vetëm të zgjedhësh!

Është e vështirë t’ia dalësh mbanë në kohë me flakën e ndezur e qymyrin që sa vjen e humb nxehtësinë e tij. Ushqimi is apo vendosur në zgarë nuk pret sa të rregullosh e sistemosh gjërat ti. Por një kuzhinier i mirë parapërgatitet! Copëtoni ushqimin që duhet dhe vendosi ato nëpër vasketa alumini, mundohu të grumbullosh çdo aksesor kuzhine që të duhet dhe sigurohu që çdo gjë ta kesh pranë vetes. Askush nuk i pëlqen sorollatjet e tepërta, sidomos ushqimi i cili mund të digjet fare lehtë në flakë. Por nëse nuk ke vend mjaftueshëm për të vendosur të gjitha gjërat e përgatitura pranë vetes mendo për një tavolinë praktike apo ndonjë dollap i cili padyshim do të të ndihmojë! Dhe gjëja më e rëndësishme që duhet të mbash pranë është një frigorifer termus me akull. Kështu do kesh gjithmonë pije të freskëta në dispozicion.

Askush nuk do të donte të kalonte një moment të sikletshëm duke ndezur zgarën. Kontrollo mirë për t’u siguruar që ke gaz ose qymyr të mjaftueshëm për të gatuar! Kur të gjithë janë të uritur nuk pranohen vonesat!

Nëse keni planifikuar të festoni edhe pas rënies së diellit, shiko për mundësinë e dekorimit të ambientit me disa vargje dritash. Ato instalohen lehtësisht në ambient dhe po ashtu mund të kapen apo fiksohen pa ndonjë vështirësi dhe me të perënduar mund të ndriçojnë vendin. Kështu edhe atmosfera bëhet akoma më e ngrohtë. Ato duken aq bukur sa do ti mbani të varura gjatë gjithë verës nëpër oborr.

Ushqimi, siç edhe përmendëm është vetëm një pretekst për të festuar e kaluar kohë së bashku, prandaj mbajeni energjinë e karikuar duke përdorur disa “truke” të thjeshta por mjaft efektive. Një nga truket tona të preferuara janë lojrat e tavolinës. Ato do të mbajnë jo vetëm fëmijët, por edhe të rriturit me argëtim. Për siguri mbaj ndonjë top aty pranë për lojëra më aktive në natyrë. Tani të mbetet vetëm të kënaqesh dhe të shijosh momentin! Mos u shqetëso nëse diçka nuk shkon si duhet. Fundja janë momentet e tilla që mbahen mend gjatë!

Related articles
  1. Kinema në qiell të hapur

    Pse të shohësh filmin tënd të preferuar brenda, në një ekran të vogël, kur me një video projektor mund të krijosh mini-kinemanë tënde në natyrë?

    Read more
  2. Përmirëso kopshtin apo ballkonin tënd.

    Të arredosh hapësirat e shtëpisë nuk është punë e lehtë. Në dukje një argëtim plot fantazi dhe zgjedhje, arredimi i hapësirave ku ti qëndron çdo ditë, mund të kthehet në një mankth pasigurie dhe mëdyshje. Por ti mos u shqetëso; jemi këtu për të ndihmuar.

    Read more
  3. 8 mënyra për të sjellë pranverën në kopësht!

    Përgjatë 2020 në mbarë botën shumë trende të reja të arredimit të ambienteve të jashtme janë përkrahur nga konsumatorët, dhe ne në Megatek kemi sjelllë ekskluzivisht për publikun shqiptar plot 8 tematika unike të të arreduarit.

    Read more
Copyright © 2022 MEGATEK // All rights reserved