Nëse nuk ke vendosur ende se çfarë të duhet me vete në plazh dhe je me ngut, ne e kemi zgjidhjen! Mjafton disa klikime në www.megateksa.com dhe ti gjen çdo gjë që të duhet në pak sekonda! Por çfarë të duhet për tu nisur me pushime pa kthyer kokën mbrapa?
Është e rëndësishme të kujdesesh për lëkurën tënde gjatë gjithë vitit, por në verë akoma më shumë duke përdorur kremrat me SPF 30 dhe 50. Por gjithashtu do të gjeni dhe vajra për nxirje për të fituar ngjyrën më të bukur.
Kur jashtë është shumë nxehtë të vetmet që mund t'ju ndihmojnë janë pikërisht shapkat, ato janë të rehatshme, të lehta për tu kombinuar si për plazh ashtu dhe për qytet. S'ka më sorollatje në rërë apo gurë të nxehtë këmbëzbathur!
Pushimet në plazh nuk imagjinohen dot pa syze dielli. Ashtu si kapelja, syzet e diellit janë jo vetëm funksionale, por edhe shërbejnë si një shtesë mjaft e rëndësishme e veshjes tënde të plazhit. Nëse nuk të mjaftojnë syzet e diellit, dhe ke dëshirë të zbulosh dhe freskinë nënujore të detit mund të marrësh me vete dhe syze noti. Një mjet që mund të të ofrojë orë pafund argëtimi.
Çfarë nuk mbajnë çantat e plazhit! Lista e gjatë e produkteve që përpilojmë zakonisht kërkon hapësirë të madhe. Prandaj ty të duhet një çantë mjaftueshëm e madhe për të bërë pushimet pak më praktike.
Noti është një aktivitet fizik shumë i mirë për trupin por a ke provuar të shijosh një pije shtrirë në një dyshek plazhi mbi ujë. Gjithashtu dhe për fëmijët do të jetë dyfish argëtues deti ose pishina. Gjithashtu ato zënë shumë pak vend në valixhe dhe janë mjaft të thjeshtë për tu fryrë dhe shfryrë me pompat manuale.
Seti që ju duhet gjithmonë me vete në udhëtime apo në plazh, bateri të jashtme për të mos patur asnjëherë telefonin pa bateri, shkopin për selfie për të bërë fotot më të bukura të kësaj vere si dhe kufjet dëshiron të shijosh këngët e fundit të verës pa u shqetësuar.
Nëse keni fëmijë të vegjël nga 3 deri në 6 vjeç një mënyrë e mirë për t’i angazhuar dhe argëtuar në plazh janë kovat, lopatat e vogla, spërkatësit e ujit dhe lodra të tjera plazhi. Një mënyrë e mirë gjithashtu dhe për t'i mbajtur nën vëzhgim gjatë lojërave të tyre.