‘Game of Thrones’- ‘Lufta e Froneve’ ,është seriali i bazuar në lojërat, luftën dhe intrigat e ndërthuara për një vend në Fronin e famshëm të Shpatave.... Por pse gjithë kjo luftë për një fron, kur në Megatek ti mund të gjesh plot të tillë!

Por pse gjithë kjo luftë për një fron, kur në Megatek ti mund të gjesh mbi 700 lloje të ndryshme fronesh! Krijuar për të përmbushur çdo dëshirë personale –nga baziket deri tek më të çmendurat-, koleksioni i froneve në Megatek, ka diçka për të gjithë.

Ambientet e brendshme

Fronet më të rehatshme janë ata që gjenden brenda zonës tënde të komfortit, ambientit tënd të shtëpisë. Dhe shtëpia është e mbushur plot me to. Duke filluar nga karriget elegante të ngrënies, tek kolltuqet e butë dhe të rehatshëm, e deri tek poltronët e relaksit masazhues mundësitë e zgjedhjes janë të panumërta!

Karrige ngrënie.

Nuk ka rëndësi stili dhe ndjesia që kërkon ti japësh ambientit tënd të ngrënies, sepse karriget i përshtaten çdo personaliteti individual apo shtëpie . Koleksioni i froneve të ngrënies, është ndërtuar nga përzgjedhja e kujdesshme e karrigeve në dizajnet, cilësinë, por sigurisht dhe në çmimet më të mira.

Stolat e lartë.

Fronet e lartë janë perfekt për Hotelet, Baret, Restorantet, por dhe kudo ku ndodhet një banak. Kohët e fundit vihet re një trend interesant i përfshirjes së stolave të barit dhe në ambientet e kuzhinës, sidomos në kuzhinat moderne të pajisura dhe me një banak ishull. Do konsumosh një pije apo mëngjesin, është zgjedhja jote... Mjafton që në fron të ndihesh si mbret (ose mbretëreshë)!

Kolltuk.

Nëse rehatia nuk të mjafton në karrige, dhe kërkon për një fron më të rehatshëm, hidhi një sy koleksionit të kolltuqeve. E do fronin tënd jeshil, vishnje apo mustardë? Tek ne rehatia nuk njeh ngjyra!

Karrige masazhuese.

Një nga fronet më të rehatshme, por edhe mjaft të mira për shëndetin, është dhe karrigia e masazhit. Me mjaftueshëm funksione për të lëvizur çdo muskul të trupit, ky fron ndihmon të gjithë dhimbjet muskulare apo kockore të trupit, por edhe të lejon për një dremitje të lehtë! Mbi këtë fron nuk lejohen ankesat!

Karrige zyre/studimi.

Zyra apo këndi i studimit, është vendi i duhur për të investuar në një fron. Aty jo vetëm kalon një pjesë të madhe të ditës, por aty ti ndihesh mbret! Mos u shqetëso, mbreti i ulur në fronët e Megatek nuk ka nevojë të ketë xhepin e një mbretërie. Me këto çmime fronet e ambienteve të punës apo studimit, janë për këdo!

Karrige për ambient të jashtëm.

Kërkon të marrësh pak ajër të freskët? Dil jashtë në oborr, verandë apo ballkon dhe shijo natyrën. Nën shoqërinë e miqve ose vetëm, me kafe apo me një libër... Po ku do ulesh? Sigurisht që në një fron. Ashtu siç të ka hije! Përzgjidh mes koleksioni të gjerë të froneve të jashtme dhe shijo momentin!

Lëkundëset.

E di cilët janë fronet më argëtues që kemi? Lëkundëset. Këta frone jo vetëm janë për mbretër dhe mbretëresha, por dhe për princër e princesha! Fëmijët i adhurojnë aq shumë lëkundjet në ajër sa shpenzojnë orë të tëra në lisharëset e këndeve të lojërave. Por pse të mos e kenë dhe ata fronin e tyre personal në shtëpi?