Megatek, platforma më e madhe e shitjeve online në Shqipëri (për shtëpinë, familjen dhe biznesin), tashmë vjen dhe në Kosovë.

Megatek, platforma më e madhe e shitjeve online në Shqipëri (për shtëpinë, familjen dhe biznesin), tashmë vjen dhe në Kosovë.

Me një eksperiencë 10 vjeçare në tregun e Shqipërisë dhe duke i shërbyer më shumë se 1.5 milion shqiptarëve, Megatek fuqishëm kalon kufij fizik për të krijuar një urë lidhëse edhe me shqiptarët e Kosovës.

Përgjatë një dekade plot sfida dhe arritje, Megatek është pozicionuar në tregun rajonal si platforma më e madhe retail dhe e-commerce duke numëruar mbi 62,000 produkte për shtëpinë, familjen apo biznesin në website-in online të blerjeve www.megateksa.com. Gama e gjerë e produkteve të lejon të ndërtosh një banesë që nga themelet e deri në detajet më të vogla dekoruese. Me kategori kryesore të produkteve si materiale ndërtimi, ndriçimi, mobilimi, artikuj kuzhine, pajisje hidrosanitare, ngrohje-ftohje, elektroshtëpiake, dekor, artikuj për kopshtarinë, produkte hobby e përkujdesje për kafshë, produkte për bebe e shumë të tjera, ju mund të plotësoni çdo nevojë tuajën duke blerë online!

Mbi 2600 marka ndërkombëtare nga 67 vende të botës do të ofrohen nga Megatek për të gjithë klientët e tregut të Kosovës. Jemi të lumtur të themi që 2 në 3 banorë të Shqipërisë kanë blerë në Megatek së paku një herë, dhe do të përpiqemi që këtë eksperiencë ta zgjerojmë edhe në tregun e Kosovës.

Përmes platformës së shitjeve online www.megateksa.com, produktet Megatek shiten çdo 4 minuta e 58 sekonda, me një department të Shërbimit të Klientit Online i cili operon çdo ditë të javës për t’ju  asistuar në blerje nga ora 8.00 deri në 22.00.

Në numrin e madh të porosive të kryera çdo ditë, vihet re që 98% e klientëve mbeten të kënaqur nga blerjet e tyre. Kjo konvertohet në një përqindje të lartë (89%) të klientëve që rikthehen në www.megateksa.com për të blerë sërish.

Megatek ka përkushtimin maksimal për të dhënë çdo zgjidhje që i duhet familjeve, bizneseve, profesionistëve, artistëve dhe çdo individi që dëshiron të krijojë diçka, bukur shpejt dhe lirë. Pikërisht për këtë arsye, Megatek vjen dhe në Kosovë me një portofol mbi 62,000 produkte në adresën tuaj në një kohë rekord, përmes shitjeve online www.megateksa.com!

Brenda 24 orëve produkti do të mbërrijë në adresën tuaj dhe pagesën ju mund ta kryeni me para në dorë në momentin e mbërritjes së porosisë.

Për ta bërë eksperiencën e të blerit online akoma më të bukur, Megatek ofron për çdo blerje transportin FALAS në të gjithë territorin e Kosovës!

Të blerit online s’ka qenë kurrë kaq e lehtë! Prandaj bli online në www.megateksa.com dhe ne j’ua sjellim porosinë në adresën tuaj shpejt, të sigurtë dhe transporti falas!

Related articles
  1. Si të kursesh kohë me Megatek

    Secili prej nesh vrapon çdo ditë për të mbyllur të gjitha punët e ditës, pasi kohën e kemi tepër të kufizuar. Pavarësisht ditëve dinamike një nga detyrat e pandashme të jetës tonë, mes shumë të tjerave është edhe pazari.

    Read more
  2. Megatek sjell lajme të mira këtë sezon

    E ke marrë vesh ç’po ndodh këto kohë në www.megateksa.com?

    Read more
  3. Një eksperiencë e re përtej imagjinatës - Video Live Chat

    Tani s’ke nevojë të bësh gjithë atë rrugë për të blerë në Megatek! Falë teknologjisë së fundit, ne të ofrojmë një eksperiencë të re përtej imagjinatës! Ti mund të shikosh përmes Video Live Chat në kohë reale të gjithë produktet që dëshiron.

    Read more
Copyright © 2022 MEGATEK // All rights reserved