MERCATO, Tradizione Italiana

MERCATO, Tradizione Italiana

Mercato është një hipermarket ushqimor me mijëra produkte të origjinës dhe prodhimit nga zonat autentike të Italisë. Në çdo kohë garantojmë freskinë, cilësinë dhe sigurinë e produkteve që ofrojmë, me çmimet më të mira në treg. Produkte nga zona të ndryshme të Italisë duke patur prioritet cilësinë dhe autenticitetin e shijes italiane.

Është koha të shijosh mishin e freskët të traditës italiane!

Zgjidh cilësinë superiore të mishit të freskët me origjinë europiane të kontrolluar rreptësisht për një eksperiencë të sigurt dhe të paharrueshme.

Ju zgjidhni zonën, ne ju këshillojmë djathin më të mirë!

Të apasionuarit pas djathit do kenë mundësinë të shijojnë prodhime 100% italiane dhe cilësore të prodhuar nga ekspertët me kujdesin maksimal për të patur në tryezë më të mirën për ty dhe familjen. 

Shijet e vërteta të frutave dhe të perimeve të freskëta!

Për realizimin e recetës tuaj të preferuar italiane duhen përdorur përbërësit e përditshëm të cilët nuk mund të mungojnë për t'i dhënë pjatave freskinë e nevojshme falë frutave dhe perimeve, të kontrolluara me rigorizitet nga "policët" tanë për ruajtjen e vlerave të rëndësishme ushqyese.

Ndiqni pasionin dhe shijoni një gotë verë!

Mercato mundëson verëra të jashtëzakonshme nga vreshtat e rajoneve të spikatura të Italisë si rajoni i Toskanës, Emilia-Romagna dhe shumë të tjerë për t'iu ofruar në një gotë traditën mijëravjeçare të verës.

Bukë e freskët si në shtëpi

Mercato kujdeset për të gjitha produktet që dalin nga furra për të garantuar produkte cilësore nga lëndë të para 100% italiane, të prodhuara nga mjeshtrit më të mirë të cilët prezantojnë traditën falë recetave autentike të gatuara me pasion.

Proshutat unike të territorit italian!

Sekreti që preferojmë të ndajmë me ju sot rreth proshutës në Mercato, qëndron pikërisht në origjinën mijëravjeçare dhe në historinë e teknikave të ruajtjes së mishit ku nuk mund të negociohet cilësia bashkë me standardin europian të produkteve të zgjedhura nga fermat 100% italiane.

Eja, provo dhe shijo eksperiencën italiane!

Nga data 27 Maj, jemi hapur në Mercato pranë Megatek dhe 28 Maj në Mercato tek rrethrrotullimi Lundër.

Pranë Megatek

Pranë Rrethrrotullimit Lundër

Related articles
  1. Një eksperiencë e re përtej imagjinatës - Video Live Chat

    Tani s’ke nevojë të bësh gjithë atë rrugë për të blerë në Megatek! Falë teknologjisë së fundit, ne të ofrojmë një eksperiencë të re përtej imagjinatës! Ti mund të shikosh përmes Video Live Chat në kohë reale të gjithë produktet që dëshiron.

    Read more
  2. Megatek sjell lajme të mira këtë sezon

    E ke marrë vesh ç’po ndodh këto kohë në www.megateksa.com?

    Read more
  3. Si të kursesh kohë me Megatek

    Secili prej nesh vrapon çdo ditë për të mbyllur të gjitha punët e ditës, pasi kohën e kemi tepër të kufizuar. Pavarësisht ditëve dinamike një nga detyrat e pandashme të jetës tonë, mes shumë të tjerave është edhe pazari.

    Read more
Copyright © 2022 MEGATEK // All rights reserved