Gati për aventura të reja këtë verë?

Gati për aventura të reja këtë verë?

Me të hyrë Qershori jemi zyrtarisht në sezonin e plazhit dhe gjithësecili nga ne i meriton disa ditë relaksuese pranë detit. Por çfarë duhet për tu bërë gati? Ne e kemi bërë gati listën tonë të gjërave që na duhen. Ja disa sugjerime për ty!

1. Kremi i plazhit, fytyre dhe trupi.

Është e rëndësishme të kujdesemi për lëkurën gjatë gjithë vitit, por në verë akoma më shumë duke përdorur kremra me spf 50 dhe 30 të sugjeruar nga dermatologët si mbrojtja më e shëndetshme ndaj diellit. Por gjithashtu mund të përdorësh dhe vajra për nxirje për të fituar ngjyrën e bronxtë që të gjithë dëshirojnë këto muaj vere.

2. Kapele

Në këtë sezon të nxehtë vere mos shko askund pa një kapele në kokë e sidomos kur shkoni në plazh. Kapelet jo vetëm janë një aksesor i këndshëm veror, por dhe ju mbrojnë kokën ndaj rrezeve të dëmshme të diellit.

3. Shapka plazhi

Kur jashtë është shume nxehtë të vetmet që mund të të ndihmojnë janë pikërisht shapkat. Ato janë të rehatshme e të lehta për tu kombinuar si për plazh ashtu dhe për qytet.

4. Syze dielli për fëmijët dhe prindërit

Si mund ta konceptoni të shkoni në plazh pa syzet e diellit me vete, tek ne do të gjeni modele të ndryshme si për fëmijet tuaj ashu dhe për prindërit.

5. Peshqir plazhi

Përzgjidh peshqirë të mëdhenj plazhi për të qëndruar sa më rehat teksa merr rrezet e diellit, apo dhe për tu tharë mirë pas larjes në ujë.

6. Çanta e plazhit

Çantat e plazhit sa më të mëdhaja të jenë aq më mirë është për ju, pasi lista e produkteve që femrat mbajnë në çantën e tyre është shumë e gjatë, sidomos kur kanë dhe familjen me vete.

7. Dyshekë për gjithë familjen

Për të kaluar momente relaksi, si mbi ujë ashtu dhe jashtë tij, dyshekët me ajër janë të domosdoshëm për të gjithë familjen. Ato zënë shumë pak vend në valixhen tuaj dhe mjafton një pompë e vogël për ti fryrë. Modelet e reja të dyshekëve janë të shumtë, mjafton të zgjedhësh të preferuarin tënd.

8. ”Selfie stick”, karikues portabël dhe kufje

Seti që ju duhet gjithmonë me vete në udhëtime apo në plazh bateri të jashtme për të patur gjithmonë telefonin tënd pranë, shkopin për selfie për të bërë fotot më të bukura të kësaj vere dhe kufje cilësore për të shoqëruar aventurat e tua verore me pakëz muzikë.

9. Lodra për femijët

Nuk ka si të mendohet një ditë plazhi pa lodrat e fëmijëve, sidomos nëse preferoni të frekuentoni plazhet ranore këtë verë. Lodrat janë një mënyrë e mirë për të argëtuar fëmijët në çdo kohë e për ti mbajtur ato për pak çaste jashtë detit.

10. Pajisje të ndryshme për zhytje

Aventurat verore kaloji edhe nën ujë, falë maskave për zhytje, syzeve të ujit, lopatave për not dhe komardareve të ndryshme për të gjitha moshat.

11. Termus “Frigobox”

Është e domosdoshme për pushimet në plazh një vend i freskët për të mbajtur ushqime apo pije të ndryshme freskuese. Praktik dhe më lirë se asnjëherë, termusi “Frigobox” është mënyra më e mirë për të ruajtur ushqimet.

12. Shezlong & Karrige

Shezlonget private këtë vit pritet të jenë të pakët në numër dhe për të shmangur stresin e gjetjes të një vendi për të pushuar, është mirë që çdokush të ketë një shezlong apo karrige plazhi vetjake.

13. Çadër plazhi

Këtë vit zonat publike të plazhit do të jenë më të mëdha se kurrë, dhe shumë nga ne do të preferojnë të ngrenë çadrat në këto zona. Por për të shmangur problemet me vendosjen e çadrës, të duhet një çadër e lehtë dhe praktike, për të të ofruar hije pa u shqetësuar për hapjen e mbylljen e saj.

Related articles
  1. Kinema në qiell të hapur

    Pse të shohësh filmin tënd të preferuar brenda, në një ekran të vogël, kur me një video projektor mund të krijosh mini-kinemanë tënde në natyrë?

    Read more
  2. Pse një biçikletë?

    Ka ardhur koha të përqafosh një stil të ri jetese, dhe ne jemi këtu për të të bindur pse biçikleta është mjeti perfekt për ty.

    Read more
  3. 5 këshilla bazë për një barbekju të suksesshme

    Nëse ka diçka që gjithmonë do të na kujtojë që jemi në sezonin e bukur të verës, ajo është aroma e zgarës së ndezur që lundron nëpër ajër. Nëse këtë verë ke ndërmend të krijosh momente të paharrueshme të duhet patjetër një festë me barbekju!

    Read more
Copyright © 2022 MEGATEK // All rights reserved