Palestër në shtëpi? Ja si të mbash trupin në formë pa dalë nga shtëpia

Palestër në shtëpi? Ja si të mbash trupin në formë pa dalë nga shtëpia

Edhe pse palestra vitet e fundit është kthyer një domosdoshmëri të kohëve moderne, jo të gjithë kanë kohën apo vullnetin e duhur për të shkuar në një ambient palestre dhe për të mbajtur trupin në formë. Por nëse ti mund të krijosh një ambient palestre brenda shtëpisë tënde atëherë justifikimet e kota për t’u ushtruar nuk do të kenë më vlerë! Prandaj për të të ndihmuar në qëllimet e tua të shëndetshme, më poshtë po të sugjerojmë disa mjete mjaft të thjeshta dhe efektive palestre, të cilat mund ti kesh dhe ti në shtëpinë tënde.

Për të gjitha femrat e përkushtuara ndaj aktivitetit fizik, tapeti i gomuar i jogës është një produkt i domosdoshëm! Atë mund ta mbani në shtëpi apo dhe ta merrni me vete nëpër udhëtime apo natyrë.

Një trampolinë e vogël fitnesi nuk duhet të mungojë në shtëpinë tënde! Një aksesor praktik dhe i gjithanshëm për stërvitje, Trampolina “Mini Fitness” është një pajisje e thjeshtë dhe shërben për humbjen e peshës dhe djegien e yndyrës. Është gjithashtu i përshtatshëm për tonifikimin e trupit, forcimin e muskujve thelbësorë, dhe ndihmon në ushtrime të lira. Kjo trampolinë ka një strukturë të fortë me këmbë çeliku për të siguruar qëndrueshmëri dhe stabilitet për vite të tëra!

Doreza të trajtuara që sigurojnë që ju të bëni një mbajtje të fortë të llastikut gjatë programit tuaj intensiv të trajnimit. Stërvituni kudo dhe në çdo kohë - në shtëpi apo gjatë udhëtimit. Llastiku vjen në një dizajn portabël që mund ta mbani kudo.

Kjo pajisje është e përshtatshme për femra dhe meshkuj, e cila mundëson ushtrime në shtëpi dhe palester. Praktike dhe e lehtë gjatë transportit, kjo pajisje ofron shumëllojshmëri ushtrimesh për çdo grup të muskujve dhe shumë pozicione stërvitje.Gjysmësfera bën që trupi të humbasë ekuilibrin për ta rifituar atë, pasi të gjithë muskujt e trupit të fillojnë të aktivizohen. Është një produkt cilësor dhe i rehatshëm për ambientet e shtëpisë, i cili do të kthehet shumë shpejt në një shoqërues të pazëvendësueshëm të rutinës tënde të ushtrimeve. 

Jo më pak të rëndësishme në pajisjet e palestrës janë dhe girat. Ato mund t’i gjesh në Megatek me pesha dhe modele të ndryshme. Girat si ato me ujë dhe me veshje plastike, forcojnë dhe formojnë muskujt e krahëve duke i mbajtur të shendetshëm dhe tërheqës. Kjo arrihet si rezultat i peshës me të cilën stërvitesh. Një rutinë e zakonshme për vajzat fillon ditët e para me pesha të lehta 1.5-2 kg duke vijuar në javët në vazhdim në pesha 3-5 kg. Sigurisht e gjitha varet dhe se sa shpejt ti dëshiron të shikosh rezultatin në trupin tënd.

Ndërsa për djemtë sigurisht që kemi nevojë për pesha më të rënda. Duke nisur stërvitjen me gira 20 kg, mund të formosh muskuj të përkryer. Sustat për muskuj krahu janë gjithashtu një mjet praktik i cili të ndihmon kurdoherë.

I rëndësishëm për shtëpinë e çdo mashkulli të apasionuar pas palestrës është dhe hekuri dysh “Door Way Gym”, i projektuar që të përshtatet në të gjitha dyert standarde të shtëpisë. “Door Way Gym” vendoset në 6 pozicione të ndryshme për qëndrueshmëri dhe prakticitet të lartë. Është mjeti më efektiv për stërvitje dhe zgjidhja jote për një palestër personale në shtëpi. Kjo pajisje forcon, tonifikon, skalit dhe hollon!

Është zgjidhja ideale për personat që duan të jenë në formë! Me pjesën e poshtme që paloset, ajo është praktike dhe nuk zë shumë vend. Falë motorrit 1.0HP të vazhdueshëm dhe 2.0 HP në maksimum, lejon shpejtësi deri në 12 km/orë. Pista ka 3 nivele këndesh të cilat lejojnë një shumëllojshmëri ushtrimesh. Mbështetja e butë e pistës e bën atë të rehatshme kur vraponi edhe me shpejtësi të madhe. Funksionet e display LCD të japin informacione lidhur me shpejtësinë e pistës, distancat e përshkruara, kohën, pulsin dhe kaloritë.

Perfekte për ty do të ishte dhe kjo bicikletë palestre me ekran dixhital e cila mat dhe parametrat kryesorë. Largo kilogramët e tepërt dhe mbaj trupin në formë të përkryer, duke u kujdesur jo vetëm për muskujt, por edhe për kockat dhe sistemin kardiovaskular. Është e thjeshtë për të matur progresin: në monitor do të mund të kontrolloni shpejtësinë, distancën, kaloritë, kohën dhe pulsin, për ta ditur me saktësi kur arrihet norma që i vendos vetes. Kjo biçikletë fitnesi do të të ndihmojë të kesh trupin që ke ëndërruar, duke të ofruar një sërë dobish të rëndësishme.

Dhe për të plotësuar jetesën tënde të shëndetshme, të duhet një orë smart "Majestic" për të qenë gjithmonë në dijeni të aktivitetit tënd fizik!

Related articles
  1. Çfarë është uji detox? Ja 3 recetat më të pëlqyera!

    Me afrimin e sezonit të nxehtë të vitit, uji bëhet gjithmonë e më tepër jetik në aktivitetet tona ditore, por edhe pse jemi në dijeni të të mirave që ai sjell, shpesh kemi probleme me dehidratimin.

    Read more
  2. Ja si të shtrosh një tryezë romantike...

    Mbrëmja e madhe romantike po afron, dhe nëse në vend të darkave jashtë nëpër restorante preferoni një mbrëmje më intime në ambientet e ngrohta të shtëpisë, zgjidhja e vetme është shtrimi i një darke mbresëlënëse për partnerin tënd.

    Read more
  3. Gati për aventura të reja këtë verë?

    Me të hyrë Qershori jemi zyrtarisht në sezonin e plazhit dhe gjithësecili nga ne i meriton disa ditë relaksuese pranë detit. Por çfarë duhet për tu bërë gati? Ne e kemi bërë gati listën tonë të gjërave që na duhen. Ja disa sugjerime për ty!

    Read more
Copyright © 2022 MEGATEK // All rights reserved