5 ide që fëmijët të shkëputen nga teknologjia për tu argëtuar në natyrë

5 ide që fëmijët të shkëputen nga teknologjia për tu argëtuar në natyrë

Ndërsa moti po ngrohet gjithmonë e më tepër, është koha që të fillojmë të memdojmë se si të kënaqemi çdo ditë të stinës më të ngrohtë të vitit me aktivitete të thjeshta dhe argëtuese. Pra, nëse jeni duke kërkuar gjëra argëtuese për të bërë gjatë verës, keni ardhur në vendin e duhur.

Pavarësisht nëse zgjidhni një pishinë të fryrë për fëmijët apo për të gjithë familjen, vendi më i përshatshëm për not është oborri i shtëpisë. Pishinat janë pikërisht gjëja e duhur që ju nevojitet për t'u freskuar në muajt më të nxehtë të vitit dhe për të lumturuar të vegjëlit e tu.

Ka kaq shumë lojëra argëtuese për të luajtur me miqtë dhe familjen në natyrë, plazh apo kudoqoftë. Ndahuni në skuadra, kaloni një ditë mbushur me gara miqësore dhe më pas shpallni fituesin për të finalizuar si duhet një ditë të kaluar bukur mes miqsh.

Nxirrni pompën e lavazhit, mbushni një kovë me ujë dhe merrni disa “punëtorë” të vegjël për të kaluar disa momente të freskëta në ditët e gjata verore. Është një mënyrë e shkëlqyer për t'u larguar pak nga temperaturat e larta, por duke qenë edhe produktiv në të njëjtën kohë. Mos harroni të shpërbleni “punëtorët” me një akullore të shijshme.

Mëngjesi është shpesh koha më e mirë për të eksploruar një vend të ri malor. Kampingu në mal është perfekt edhe në verë, pasi rruga do të jetë më pak e mbushur me njerëz dhe nuk do të ndjeni rrezet e diellit falë pemëve dhe gjelbërimit duke ushtruar edhe pakëz aktivitet fizik.

Nuk ka mënyrë më të mirë për t'u argëtuar në muajt e verës sesa një takim i rastësishëm që përfshin miqtë, hamburgerët dhe perëndimet piktoreske. Shtoji pakëz tym dhe ushqim të mirë me barbekjun e duhur dhe festat verore do të ngelen gjatë në mendjen e të gjthëve.

Related articles
  1. 6 Gjëra që duhet të bëni PARA se të shkoni në plazh

    Pushimet verore janë ato çka presim gjithë vitin për tu argëtuar pafund dhe shijuar detin. Por para se të nisemi për pushime apo për një fundjavë në plazh, duhet të dimë se çfarë duhet të marrim me vete për disa ditë relaksuese pranë detit

    Lexo më shumë
  2. 7 Këshilla që të jeni të sigurtë gjatë pushimeve

    Zyrtarisht verë dhe pushimet verore apo plazhi janë ato çka na emocionojnë pafund për të shijuar ditët e nxehta në maksimum. Por nëse jeni gati për aventurat e reja në ujë, ju tregojmë se si mund të qëndroni të sigurt këtë verë duke krijuar kujtime që do mbesin gjatë në memorien tuaj.

    Lexo më shumë
  3. Gati për aventura të reja këtë verë?

    Me të hyrë Qershori jemi zyrtarisht në sezonin e plazhit dhe gjithësecili nga ne i meriton disa ditë relaksuese pranë detit. Por çfarë duhet për tu bërë gati? Ne e kemi bërë gati listën tonë të gjërave që na duhen. Ja disa sugjerime për ty!

    Lexo më shumë
Copyright © 2022 MEGATEK // All rights reserved