Mbrojtja e të dhënave personale

Rregullat e mbrojtjes së privatësisë

  • Shoqeria Megatek sh.a ka në dispozicion mjetet e nevojshme të teknologjisë së informacionit për përpunimin e të dhënave të klientëve të mundshëm dhe blerjen online dhe në këtë kuadër ajo kryen mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave personale në respektim të Ligjit 9887, datë 10.03.2008 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale" , ndryshuar me ligjin Nr. 48/2012, ndryshuar me ligjin nr.120/2014, si dhe aktet nënligjore përkatëse.
  • Privatësia dhe mbrojtja e të dhënave personale janë çështje me rëndësi të veçantë dhe Megatek është e angazhuar të respektojë me rigorozitet të gjithë kornizën ligjore për mbrojtjen dhe respektimin e tyre, në veçanti Ligjin 9887, datë 10.03.2008 ,ndryshuar me ligjin Nr. 48/2012, ndryshuar me ligjin nr.120/2014 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale", po ashtu dhe aktet nënligjore dhe Rregulloren e Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave (GDPR), ligj Evropian që rregullon të gjithë mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave personale nga individë brenda BE-së.
  • Në lidhje me mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave personale, Megatek ka respektuar të gjitha formalitetet paraprake me Komisionerin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
  • Qëllimi kryesor i përpunimit të të dhënave personale është qe të sigurojë shpërndarjen korrekte të porosive të bëra përmes faqes zyrtare online të Megatek, të përmirësojë cilësinë e shërbimit, të lejojë komunikimin e informacionit lidhur me porositë e bëra dhe me ofertat e Megatek te cilat mund t’i interesojnë Klientit dhe të permbushin sa me mire pritshmerite e tij te mevonshme. Megatek merr pëlqimin paraprak të Klientit në lidhje me komunikimin e ofertave promovuese në numrin personal të telefonit të tij. Klienti ka të drejtë, në çdo kohë dhe pa pagesë, të refuzojë komunikimin e ofertave promovuese nga Megatek.
  • Të dhënat personale ruhen nga Megatek për të siguruar përdorimin e shërbimit të blerjeve online dhe mund t'u zbulohen partnerëve të biznesit të Megatek, vetëm me pëlqimin paraprak të Klientit. Megatek rezervon të drejtën për të transferuar të dhëna vetëm për nënkontraktorët e saj, të cilët mund të jenë të vendosur brenda apo jashtë Shqipërisë, në përputhje me parashikimet e legjislacionit në fuqi në lidhje me transferimin e të dhënave personale dhe ajo hyn në marrëdhënie kontraktuale me nënkontraktorë të tillë për të siguruar zbatimin e të gjitha masave të sigurisë për mbrojtjen dhe konfidencialitetin e të dhënave personale.
  • Megatek do të ruajë të dhënat personale të Klientëve që vizitojnë dhe kryejnë transaksione në faqen e zyrtare online të Megatek për një periudhë pesë vjeçare nga vizita e fundit e Klientit, përveç rasteve te mosmarrëveshjeve qe mund te lindin midis Klientit dhe Megatek në lidhje me transaksionet e kryera per te cilat periudha e ruajtjes se te dhenave personale mund të zgjatet.
  • Të dhënat personale mbrohen përmes fjalëkalimit që përdorni për të kryer blerjen online. Klienti merr persiper te mbaje gjithmonë sekret dhe konfidencial fjalëkalimin e tij.
  • Nëse Klienti mendon apo ka dyshime se llogaria e tij po rrezikohet, ai menjëherë do të njoftojë Megatek.

Çfarë të drejtash keni mbi të dhënat personale?

  • Kompania jonë dëshiron të sigurohet që ju jeni plotësisht të vetëdijshëm dhe te informuar për të gjitha të drejtat tuaja për mbrojtjen e të dhënave personale në përputhje me Rregulloren e Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave (GDPR). Çdo përdorues i faqes zyrtare online gëzon të drejtat e mëposhtëme:
    • E drejta e aksesit: Ju keni të drejtë t’i kërkoni kompanisë tone një kopje të të dhënave tuaja personale. Ne mund t'ju tarifojmë një vlerë të vogël për këtë shërbim.
    • E drejta për të korrigjuar: Ju keni të drejtë të kërkoni që kompania jonë të korrigjojë çdo informacion që ju besoni se është i pasaktë. Ju gjithashtu keni të drejtë të kërkoni nga kompania jonë të plotësojë informacionin që besoni se është i paplotë.
    • E drejta për të kufizuar përpunimin e të dhënave: Ju keni të drejtë të kërkoni që kompania jonë të kufizojë përpunimin e të dhënave tuaja personale duke u gjendur në kushte të caktuara.
    • E drejta për të fshire të dhëna: Ju keni të drejtë të kërkoni që kompania jonë të fshijë të dhënat tuaja personale duke u gjendur në kushte të caktuara.
    • E drejta për të kundërshtuar përpunimin: Ju keni të drejtë të kundërshtoni përpunimin e të dhënave tuaja personale nga kompania jonë duke u gjendur në kushte të caktuara.
    • E drejta për transferuar të dhëna: Ju keni të drejtë të kërkoni që kompania jonë të transferojë të dhënat që ne kemi mbledhur per ju në një organizatë tjetër, ose direkt tek ju në kushte të caktuara.
  • Nëse bëni një kërkesë, ne kemi 1 (një) muaj si afat për t'ju kthyer përgjigje. Nëse dëshironi të ushtroni ndonjë nga këto të drejta mund ta bëni në cdo kohë duke iu drejtuar Megatek me shkrim në adresën: Megatek Sh.A., Katund i Ri, Superstrada Tiranë-Durrës, km 7, tek kthesa e Rinasit, Kashar, Tiranë ose ju lutemi na kontaktoni si më poshtë:
    • Na telefononi në: +355 (0) 42 388 399 / +355 (0) 42 388 333
    • Na shkruani në emailin tonë: [email protected]

Si i përdorim cookie-t?

  • Cookie është një skedar i vogël që kërkon leje për t’u vendosur në hard diskun e kompjuterit tuaj. Pasi të bini dakord, skedari shtohet dhe cookie ndihmon në analizimin e trafikut në internet ose ju informon kur vizitoni një faqe interneti të veçantë. Cookies lejojnë që aplikacionet në internet t'ju përgjigjen juve si individ. Aplikacioni mund të përshtatë veprimtarinë e tij me nevojat, pëlqimet dhe mospëlqimet tuaja duke mbledhur dhe mbajtur mend informacion lidhur me preferencat tuaja.
  • Ne përdorim cookies për regjistrimin e trafikut për të identifikuar se cilat faqe të websitit po përdoren. Kjo na ndihmon të analizojmë të dhënat në lidhje me trafikun e faqeve në internet dhe të përmirësojmë faqen tonë duke e përshtatur atë me nevojat e klientit. Ne e përdorim këtë informacion vetëm për qëllime të analizave statistikore dhe më pas të dhënat hiqen nga sistemi.
  • Në përgjithësi, cookies na ndihmojnë të përmirësojmë përvojën tuaj në faqen tonë të internetit, duke na mundësuar që të monitorojmë se cilat faqe ju duken të dobishme dhe cilat jo. Një cookie në asnjë mënyrë nuk na jep akses në kompjuterin tuaj ose ndonjë informacion në lidhje me ju, përveç të dhënave që zgjidhni të ndani me ne. Ju mund të zgjidhni të pranoni ose refuzoni cookies. Shumica e shfletuesve të internetit pranojnë automatikisht cookies, megjithatë ju mund të modifikoni cilësimet e shfletuesit tuaj për të refuzuar cookies nëse preferoni. Nga ana tjetër, ky veprim mund t’ju pengojë të përfitoni plotësisht nga faqja jonë e internetit.
  • Kompania jonë përdor cookies në mënyrë që t'ju identifikojmë në faqen e internetit dhe të regjistrojmë preferencat tuaja të zgjedhura më parë. Kjo mund të përfshijë gjuhën të cilën preferoni dhe vendndodhjen në të cilën ndodheni. Gjithashtu ne përdorim këto cookies për të mbledhur informacione në lidhje me vizitën tuaj në faqen tonë të internetit dhe përmbajtjen që keni pare.

Çfarë të dhënash mbledhim?

  • Ne mund të mbledhim informacionin e mëposhtëm:
    • Emrin dhe mbiemrin.
    • Informacione kontakti që përfshijnë adresën e emailit, numrat e telefonit.
    • Informacione demografike si vendi, rajoni, qyteti, adresa e shtëpisë, kodi postar, preferencat dhe interesat.
    • Çdo Informacion tjetër lidhur me sondazhet dhe / ose ofertat e klientëve.
  • Për listën e plotë të cookie-s që mbledhim, shihni seksionin "Lista e cookies që ne mbledhim".

Çfarë bëjmë me informacionin që ne mbledhim?

  • Ne i kërkojmë këto informacione për të kuptuar nevojat tuaja dhe për t'ju ofruar një shërbim më të mirë, dhe veçanërisht për arsyet e mëposhtme:
    • Mbajtja e regjistrave të brendshëm.
    • Ne mund të përdorim informacionin për të përmirësuar produktet dhe shërbimet tona.
    • Ne mund të dërgojmë në mënyrë periodike emaile promovuese për produkte të reja, oferta speciale ose informacione të tjera te cilat mendojmë se mund t'ju duken interesante duke përdorur adresën e postës elektronike që keni dhënë.
    • Kohë pas kohe ne gjithashtu mund të përdorim informacionin tuaj për t'ju kontaktuar për qëllime të hulumtimit të tregut. Ne mund t'ju kontaktojmë nëpërmjet emailit, telefonit, faks ose postë. Ne mund të përdorim informacionin për të personalizuar faqen e internetit në përputhje me interesat tuaja.

Kontrolli mbi të dhënat tuaja personale

  • Ju mund të zgjidhni qe të kufizoni mbledhjen ose përdorimin e informacionit tuaj personal në mënyrat e mëposhtme:
    • Në cdo rast që ju kërkohet të plotësoni një formular në faqen zyrtare online, kërkoni kutinë (opsionin) që mund të klikoni për të treguar që ju nuk doni që informacioni të përdoret nga askush për qëllime direkte marketing.
    • Nëse më parë keni rënë dakord me ne për të përdorur informacionin tuaj personal për qëllime direkte marketing, ju keni të drejtë në çdo kohë të ndaloni kompaninë tonë të mos ju kontaktojë për këto të fundit.
    • Ne nuk do të shesim, shpërndajmë ose japim me qira informacionin tuaj personal palëve të treta nëse nuk kemi lejen tuaj ose nuk kërkohet nga ligji për ta bërë këtë. Ne mund të përdorim informacionin tuaj personal për t'ju dërguar informacione promovuese për palët e treta për të cilat mendojmë se mund t'ju duken interesante nëse ju e dëshironi këtë.
    • Ju mund të kërkoni detaje të informacionit personal që ne kemi në lidhje me ju sipas Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale 9887 te dates 10.03.2008,ndryshuar me ligjin Nr. 48/2012, ndryshuar me ligjin nr.120/2014. Për këte mund t’ju kërkohet të paguani një tarifë te vogël. Nëse dëshironi një kopje të informacionit personal të mbajtur mbi ju, ju lutemi na dërgoni me email këtë kërkesë duke na shkruar në informacionin e dhënë tek rubrika “Na Kontaktoni”.
    • Nëse besoni se çdo informacion që po mbajmë mbi ju është i pasaktë ose i paplotë, ju lutemi na shkruani ose dërgoni me email sa më shpejt të jetë e mundur, në adresat e lartpërmendura. Ne menjëherë do të korrigjojmë çdo informacion që është i pasaktë.

Lista e cookies që ne mbledhim

Tabela e mëposhtme liston cooki-es që ne mbledhim dhe cfarë informacioni ruajnë ato.

Emri i Cookie-t Përshkrimi i Cookie-t
FORM_KEY Ruan çelësat e krijuar në mënyrë të rastësishme që përdoren për të parandaluar kërkesat e maskuara.
PHPSESSID ID-ja e sesionit tuaj në server.
GUEST-VIEW Lejon vizitorët të shikojnë dhe të editojnë porositë e tyre.
PERSISTENT_SHOPPING_CART Një link për tek informacioni në lidhje me shportën tuaj dhe historikun e produkteve të kqyrur, nëse e keni kërkuar këtë.
STF Informacione mbi produkte te cilat ua keni dërguar me email miqve tuaj.
STORE Lokaliteti i dyqanit ose gjuha që keni përzgjedhur.
USER_ALLOWED_SAVE_COOKIE Tregues nëse një klient ka lejuar përdorimin e cookies.
MAGE-CACHE-SESSID Lehtëson përdorimin e kujtesës kashe në shfletues për t'i bërë faqet të ngarkohen më shpejt.
MAGE-CACHE-STORAGE Lehtëson përdorimin e kujtesës kashe në shfletues për t'i bërë faqet të ngarkohen më shpejt.
MAGE-CACHE-STORAGE-SECTION-INVALIDATION Lehtëson përdorimin e kujtesës kashe në shfletues për t'i bërë faqet të ngarkohen më shpejt.
MAGE-CACHE-TIMEOUT Lehtëson përdorimin e kujtesës kashe në shfletues për t'i bërë faqet të ngarkohen më shpejt.
SECTION-DATA-IDS Lehtëson përdorimin e kujtesës kashe në shfletues për t'i bërë faqet të ngarkohen më shpejt.
PRIVATE_CONTENT_VERSION Lehtëson përdorimin e kujtesës kashe në shfletues për t'i bërë faqet të ngarkohen më shpejt.
X-MAGENTO-VARY Lehtëson përdorimin e kujtesës kashe në shfletues për t'i bërë faqet të ngarkohen më shpejt.
MAGE-TRANSLATION-FILE-VERSION Lehtëson përkthimin e përmbajtjes në gjuhët e tjera.
MAGE-TRANSLATION-STORAGE Lehtëson përkthimin e përmbajtjes në gjuhët e tjera.
Copyright © 2022 MEGATEK // All rights reserved