Çaj i bardhë Pai Mu Tan, i krijuar nga sythet dhe gjethet e reja të bimës Camellia Sinensis, me një përmbajtje të pasuruar me fluor, polifenole, katekinë dhe teinë, të cilat janë substanca mjaft ushqyese për organizmin e njeriut. Përmbajtja e katekinës dhe teinës në gjethet e çajit ka veti antioksiduese, redukton riskun e sëmundjeve të zemrës, ndihmon në rënien në peshë, ndihmon në uljen e kolesterolit, ka veti anti-diabetike, si dhe ndihmon në sëmundjet e lëkurës dhe parandalimin e rënies së flokëve. Përmbajtja e fluorit, katekinës dhe tanineve ndihmon në eliminimin e baktereve që shkaktojnë gurëza tek dhëmbët. Përgatitet me ujë mineral jo të fortë, për rezultate më të mira. Rekomandohet të ruhet në vende të thata larg dritës dhe lagështisë.