Eau de toilette (EDT) për meshkuj, me përqendrim 5-15 % të vajrave esencialë (parfum), i pasuruar me ekstrakt agrumesh, ekstrakt mandarine, kristale kripe deti, dru kedri, esencë menteje akuatike, rrëshirë druri dhe myshk. Ka një aromë erëzash dhe bimësh orientale. Të spërkatet 12-18 cm larg trupit, ndërsa për një aromë më të fortë të aplikohet në kyçet e duarve, në qafë dhe parakrahë.