Çaj bimor, me një përzierje të çajit jeshil dhe luleve të jaseminës, të pasuruar me antioksidantë, që mbrojnë membranën e rruazave të kuqe të gjakut. Ky çaj përmirëson sistemin imunitar, ndihmon në rënien në peshë, përmirëson shëndetin oral, stimulon funksionimin e trurit, qetëson dhimbjet e muskujve dhe lufton sëmundjet virale. Mënyra e përgatitjes: Një filtër rekomandohet të përdoret për një filxhan çaji. Të shtohet në filxhan uji i sapo zier (100 º C) duke u munduar të mos hidhet sipër filtrit, për të evituar fryrjen e tij. Të lihet 5-6 minuta dhe më pas të konsumohet duke u ëmbëlsuar me mjaltë ose sheqer sipas dëshirës. Mund të shoqërohet me një fetë limon ose portokall.