Në çdo hapësirë, ai paraqet “këndin e rehatisë dhe harmonisë”, sedilje e gjerë dhe e butë që fton për relkasim. Ngjyra kafe e hapur i jep sallonit një ndjesi ngrohtësie dhe mikpritjeje, ndërsa tapiceria tekstile siguron prekje të butë dhe rehati në çdo ulje. Këmbët metalike i japin divanit një frymë moderne dhe elegante, të lehtë në pamje, por solide në strukturë, duke e bërë atë të përshtatet me arredime bashkëkohore, minimaliste apo natyrale. Dimensionet e mëdha (295 cm lartësi dhe 217 cm thellësi për njërën pjesë) ofrojnë vend të bollshëm për ulje, jo vetëm për mysafirët, por edhe për ju të rehatisë: për t’u shtrirë, për të lexuar, për të biseduar, apo relaksuar. Ky divan e bën sallonin më mikpritës, më komod dhe më të këndshëm, një zgjedhje ku komforti, prakticiteti dhe eleganca bashkohen.