Eau de parfum (EDP) për femra, me përqendrim 15-20% të vajrave esencialë (parfum), i pasuruar me ekstrakt lulesh tuberoze, ekstrakt Ylang-Ylang, ekstrakt trëndafili Damasku, ekstrakt kedri, vaj esencial Neroli, dru sandali dhe vaj esencial Patchouli. Ka një aromë delikate lulesh dhe bimësh ekzotike. Të spërkatet 12-18 cm larg trupit, ndërsa për një aromë më të fortë të aplikohet në kyçet e duarve, në qafë, parakrahë dhe pas veshëve.