"AQUAMAT-FLEX është një llaç çimentoje izolues lyerës, fleksibël dhe me dy përbërës. Ai përbëhet nga një llaç pluhur me bazë çimentoje (përbërësi A) dhe një emulsion rrëshire (përbërësi B). Pas forcimit, ai formon një membranë të njëtrajtshme dhe pa bashkime që ofron avantazhet e mëposhtme:
@Aftësi për mbushjen e plasaritjeve. @ Hidroizolim të plotë ndaj presionit të ujit
deri në 7 atm, sipas DIN 1048. @ Përshkueshmëri nga avulli. @Përshtatshmëri për rezervuarë për ujë të
pijshëm, si dhe për sipërfaqe që kanë kontakt të drejtpërdrejtë me produkte ushqimore, sipas W-347, EPA 330.5 dhe EPA 110.2.
@Rezistencë ndaj vjetrimit. @Ngjitje në sipërfaqe të lagura pa lyerje
paraprake. @Përdorim të thjeshtë dhe me kosto të ulët. @Nivel të ulët kromati sipas TRGS 613.
Përdoret për izolimin nga uji të sipërfaqeve me beton, suva, tulla, blloqe çimentoje, mozaikë etj., që tregojnë ose pritet të tregojnë plasaritje të holla. Ideal për aplikim në tarraca, çati, ballkone dhe sipërfaqe të njoma që do të shtrohen me pllaka (banja, kuzhina), sisteme të kundërta çatish, rezervuarë të nëndheshëm, vende për mbajtjen e luleve etj. Ai mund të përdoret gjithashtu për izolimin nga uji të bodrumeve, nga brenda dhe jashtë, kundër lagështisë ose ujit me presion.
"