Ky ndriçues LED mund të ndriçoj deri në 45 metra distancë në varësi të intensitetit të dritës. Zgjidhni njerën nga tre mënyra ndriçimi: 100%, 50%, ose 20% ndriçim. Në varësi të intensitetit të ndriçimit të përzgjedhur pajisja mund të ndriçojë nga gjashtë deri në dymbëdhjetë orë. Ndriçuasi ka mbrojtje IPX4, kështu që mund ta përdorni në mot me shi pa e dëmtuar atë. Ka të përfshirë një bateri të rikarikueshme me një kapacitet prej 4400 mAh. Mbrojtja nga mbingarkesa është aktive gjatë ngarkimit, kështu që mos u shqetësoni për ta lënë atë në karikim gjatë gjithë natës. Dy porte USB të integruara e bëjnë më të lehtë lidhjen e pajisjeve të jashtme si një telefon ose tabletë. Kjo do ta kthejë elektrikun e dorës në një power bank dhe ju mund të karikoni pajisjet tuaja.