Pasqyra dekorative me diametër 59 cm, një element dekorues dhe funksional në të njëjtën kohë që do të dhurojë një stil arredimi unik në ambientet tuaja. Mund ta vendosni si në korridore po ashtu edhe në dhomën e gjumit. Korniza e saj me material kashte i jep një finesë të stilit boho të cilin ju do e adhuroni. Përmasat e saj janë perfekte për ta përdorur në dekorimet e mureve tuaja. Po ashtu forma e rrethore është një detaj që e bën atë të jetë shumë e këndshme në hapësira të ndryshme të arredimit tuaj.