Pasqyra dekorative me përmasa 78x62 cm ka një formë unike dhe të sofistikuar që e bën atë një zgjedhje perfekte për të gjithë ata që dëshirojnë të arredojnë ambientet e tyre. E punuar me cilësi dhe me kornizë kashte, kjo pasqyrë është një element dekorues dhe me funksionalitet për ambiente të ndryshme. Ngjyra natyrale i jep një prekje finale shumë të këndshme që do ta kthejë atë në një pikë të fortë të arredimit tuaj. Ajo do të duket shumë bukur në dhomën tuaj të gjumit por pse jo edhe në hapsira të tjera boshe të mureve tuaja.