“Leaves” është një pikturë e realizuar në telajo me përmasa 60x120 cm, që sjell një interpretim vizual të natyrës, me fokus te gjethet si simbol i jetës, ndryshimit dhe ciklit natyror. Në kompozim mbizotërojnë nuancat e ndryshme të jeshiles, të cilat krijojnë një atmosferë të freskët, të qetë dhe organike. Ngjyra e bardhë në sfond plotëson harmoninë e veprës, duke sjellë gjallëri dhe thellës. “Leaves” është një vepër që përcjell qetësi, freski dhe lidhje të fortë me natyrën, duke e bërë të përshtatshme për çdo hapësirë që kërkon gjallëri vizuale dhe atmosferë relaksuese.