Set shumë komod dhe praktik. I prodhuar nga ratani natyral. Seti është shumë i përshtatshëm për ballkonet apo kopshtet tuaja të gjelbëruara. Me dizajn modern dhe kompakt, seti ofron 2 ulëse të rehatshme me shilte si dhe tavolinën e mesit me xham të temperuar. Falë përmasave kompakte, seti është i përshtatshëm edhe për vende të kufizuara.