Pllakë dushi e prodhuar nga kombinimi i materialeve rezinë cilësore dhe karbonat kalciumi, që i jep fortësinë e duhur dhe rezistencë ndaj dëmtimeve. Ky kombinim është gjithashtu edhe antibakterial, që është një nga cilësitë kryesore të kësaj pllake dushi. Gjithashtu, sipërfaqja me efekt guri e bën këtë pllakë të jetë kundra rrëshqitjes, që e bën shumë të sigurt përdorimin e saj. Kjo pllakë dushi vjen në ngjyrë të bardhë dhe është lehtësisht e pastrueshme. Përmasat janë 80x80xH3.7 cm. Në set përfshihet gjithashtu edhe pileta e shkarkimit.