Një nga tavolinat tona më të pëlqyera. Struktura metalike me suprinën të rrumbullakët prej mermeri ngjyrë bezhë është një stil shumë unik. Tavolina ka një konstuksion shumë të mirë dhe shumë rezistent. E përshtatshme për veranda apo kopshtet tuaja të gjelbëruara. Gjithashtu, mundet të përdoret shumë mirë në bare, lokale, restorante etj. si dhe në bregdet.