Stuko Veneciane, 7 kg, (e bardhë), mbulon 14 m2

Out of stock
Kodi
58180
€47.74
Copë (1 Copë)
Shpërndaj:
Stuko Veneciane, 7 kg. Veneziano është një pastë speciale që i jep mureve të brendshme të ndërtesave një pamje të lëmuar mermeri natyral me një shtresë satin, në një seri të gjerë ngjyrash dhe efekti unik. Veneziano i jep mureve të brendshme një pamje fisnike dhe të shkëlqyer, e cila mund të perftohet vetëm me këtë produkt. Muri nuk mbledh papastërti dhe do të mbajë pamjen e tij speciale çdo kohë. Pastroni sipërfaqen mbasi ta keni fshirë për të hequr grimcat dhe pluhurat e murit dhe më pas aplikoni stukon Veneziane. Veneziano aplikohet si një shtresë e hollë lyerjeje me ndihmën e një spatule prej çeliku që nuk përmban ndryshk. Aplikoni shtresën e parë të lyerjes duke përdorur lëvizje tërthore. Mos e aplikoni në vija të drejta. Aplikojeni në të gjithë murnin dhe lëreni të thahet murin për të paktën 4 orë përpara se të aplikoni shtresën e dytë të lyerjes. Për herë të dytë aplikoni një shtresë të hollë me ndihmën e një spatule duke përdorur lëvizje të dorës gjysëm-rrethore në formë S- je, në fillim me një drejtim dhe më pas në drejtim të kundërt. Në kohën që aplikoni shtresën e lyerjes lëmojeni me një spatul duke përdorur lëvizje të shpejta. Vazhdojeni ta përsërisni veprimin me spatul edhe gjatë kohës së tharjes së Venezianos. Niveli i shkëlqimit që përftohet varet nga hapësira në të cilën boja është shtypur dhe lëmuar gjatë tharjes. Pastrimi: veglat dhe duart duhet të pastrohen me ujë dhe sapun menjëherë pas përdorimit. Nuanca e ngjyrimit: sipas nuancave të ngjyrave të katalogut Stuko Veneziano. Niveli i shkëlqimit: jashtëzakonisht i lëmuar, i disponueshëm në nivele të ndryshme shkëlqimi. Përmbajtja: pastë akrilike jashtëzakonisht delikate e bazuar në ujë. Tretja: nuk ka nevojë për tretje. Materiali është i gatshëm për përdorim. Aftësia e mbulimit: 1 kg për 2-2.5 m2. Aftësia e mbulimit është e llogaritur sipas matjes së punës të një punëtori me përvojë dhe me aftësi, me një gradë të ndryshme përvetësimi dhe mund të ndryshojë në varësi të metodës së punimit, sipërfaqes dhe kushteve klimaterike. Mos e përdorni materialin kur temperatura është nën 5° C ose mbi 35° C. Vetëm për muret e brendshme. Kohëzgjatja e tharjes: shtresa e parë afërsisht 3 orë (në kushte normale atmosferike). Tharja e plotë: 24 orë.
Specifikime teknike
  • Paketimi: 7 Kg
  • Mbulimi: 1 kg/2-2.5 m2
  • Koha e tharjes: Koha e rilyerjes: 3 ore, Tharja e plote: 24 ore
  • Marka: Nirlat
Write Your Own Review
Po vlerësoni:Stuko Veneciane, 7 kg, (e bardhë), mbulon 14 m2
Vlerësimi juaj
Copyright © 2022 MEGATEK // All rights reserved