Happy Space është një palestër shumëfunksionale aktiviteti, e krijuar për të ofruar argëtim dhe zhvillim për fëmijën. Ajo ofron 3 pozicione loje, në shpinë, në bark dhe ulur, duke i'u përshtatur nevojave të ndryshme të foshnjës gjatë rritjes. Seti përfshin disa lodra të buta, 20 topa lojërash, një jastëk komod, si dhe harqe loje të heqshme, që mund të vendosen ose hiqen në varësi të aktivitetit. Të gjitha materialet janë jo toksike, të sigurta për shëndetin e fëmijëve. Play gym-i ka funksionin e mbylljes së 4 anëve, duke krijuar një mjedis të mbrojtur dhe të rehatshëm për lojë. Stimulon zhvillimin e inteligjencës së fëmijës, lëvizshmërinë e duarve dhe këmbëve, si dhe ndihmon në njohjen e formave dhe ngjyrave të ndryshme.