Tapetet shagi Malaidori cilësohen si përvoja estetike e klasikes dhe modernes, ku shumëllojshmëria e ngjyrave të shndritshme prej materialit poliestër përshtatet lehtësisht në çdo ambient dhe menjëherë bie në sy. Endur me material te butë që do t'ju jepte ndjesinë e prekjes dhe ledhatimit. Tapetet shagi të punuara me mjeshtërinë e artizanëve ndërthuren me kompozimin elegant me linjat lisho me ngjyrën e kuqe. Ky tapet sjell shumë shkëlqimi duke u përshtatur më së miri me drurin e mobilieve, ngjyrat e perdeve dhe jastëkëve në ambiente si klasike ashtu dhe bashkëkohore. Bazë 100% pambuku dhe 100% fije poliestër. Tapeti shagi Malaidori Premium rekomandohet per vlerat të cilat i shton ambientit, si dhe parandalon zhvendosjet dhe rrëshqitjen. Do të shtojë ngrohtësi dhe bukuri në çdo dekor edhe për vitet që vijnë. Pastrohen lehtë! Me pak kujdes arrihet një qëndrueshmëri e jashtëzakonshme. Tapeti shagi do t`i shtonte ambienteve tuaja stil, ngjyra plot shkëlqim dhe mundësi të pafundme kombinimesh.