Fine dhe elegante, kjo tavolinë anësore është një zgjedhje perfekte për ata që preferojnë të kenë një orendi ndryshe në ambientet e tyre. Me përbërje metali dhe me një ngjyrë të florinjtë që i jep pompozitet, kjo tavolinë anësore është zgjedhja ideale për ju. Ajo mund të jetë edhe një objekt dekorues fantastik që ju mund ta kombinoni me stile të ndryshme të arredimit. Forma unike, e bën atë të jetë në qendër të vëmendjes dhe një pikë kryesore e arredimit tuaj. Vjen në përmasat 32xH70 cm. Mos ngurroni të bëni tuajin këtë produkt cilësor dhe me prekje luksoze.