Ndricues i varur E27 -4x60 W. Tekstil Gri. Drita në hapsirat e brendshme është një element që hijeshon dhe shndërron ambientin, duke krijuar kontraste të lehta dritë-hijeje dhe duke evidentuar volumetritë e detajet arkitektonike. Ndriçuesi i varur me kompozimin e linjave të kurbëzuara të strukturës së hekurt, që ndërthuret me 4 ndriçuesit të përbërë nga tekstili me ngjyrë gri, sjell hijeshinë e stilit klasik në hapsirat tuaja të brendshme të banimit, bareve, restoranteve apo hoteleve.