Të thjeshta për t’u kultivuar, angjinaret janë një minierë e vërtetë benefitesh për shëndetin: përmbajnë një sasi të lartë fibrash dhe kripërash minerale të rëndësishme si kalciumi, fosfori, hekuri, magnezi, aleatë të rëndësishëm kundra kolesterolit, diabetit dhe hipertensionit. Bima e angjinares kërkon toka të freskëta, të pasura me lëndë organike dhe jo shumë ranore. Nëse toka është plehëruar para mbjelljes së angjinareve, nuk është e nevojshme ndonjë ndërhyrje e mëtejshme. Angjinaret nuk e duan ujin e tepërt, prandaj duhet të ndërhyni vetëm kur toka është e thatë.