Përzierje bimësh mjekësore, me efekt anti-stres, që rekomandohet për t'u përdorur për stimulimin e një gjumi më të qetë, ndihmon në largimin e ankthit, trajton gjendjet e stresit, si dhe qetëson emocionet e forta. Mënyra e përgatitjes: Një lugë gjelle nga përzierja hidhet në një filxhan ujë që vlon, ku zihet për 2-3 minuta. Më pas ena e mbuluar me kapak lihet në qetësi për 10 minuta. Rekomandohet të merren 3 doza në ditë, 30 minuta para buke.