Çaj bimor me bar blete (Melissa Officinalis), me një formulë të pasuruar me vaj esencial (që përmban citrate, linalool, geraniol, etj.), taninë, rrëshirë dhe acid sucinik. Çaji i barit të bletës ka aftësi të mira sedative, antispazmatike, karminative dhe kolerektike dhe ndihmon në trajtimin e ngërçeve të muskulaturës së butë, bën eliminimin e gazeve nga zorrët, stimulon mirëfunksionimin e gjendrës së tëmthit në mëlçi, ngadalëson rrahjet e forta të zemrës, ul presionin e lartë të gjakut, ndihmon në pagjumësi, si edhe qetëson neurozat kardiake dhe çrregullimet psikoneurotike.