Pompë filturese me rërë Bestway për pishina, qarkullim uji 3.028L/h, sasia mbajtëse rëre 8.5kg, hyrje / dalje 32 mm

Në stok
Kodi
790105
€227.25
Copë (1 Copë)
Shpërndaj:
Pompë filtruese Flowclear™ me depozitë me rërë, prej materiali plastik, i cili është rezistent ndaj ujit, kushteve atmosferike dhe gërryerjes që shkaktohet për shkak të veprimit të agjentëve kimikë dhe elektro-kimikë. Pompa punon me tension 220-240 V dhe fuqi 85 W dhe ka një sistem të kontrollit të filtrit të pajisur me një valvulë me 6 pozicione. Përdoret me rërë silici me kokrriza me diametër 0.45-0.85 mm dhe shërben për pastrimin dhe qarkullimin e ujit të pishinës, duke filtruar pluhurat, papastërtitë dhe bakteret. Depozita e brendshme e pompës është e përbërë nga material rezistent ndaj ujit, i cili nuk ndryshket, ka diametër 27 cm, ka kapacitet mbajtës të rërës prej 8.5 kg dhe është e pajisur me një sitë për ndarjen e gjetheve dhe papastërtive të tjera të mëdha. Rëra e silicit (kodi 110274) përmban 99% SiO2, filtron papastërti të vogla deri në 20 mikron dhe ka veti antibakteriale dhe antimikrobiale. Pompa ka sistem filtrimi me kapacitet 3028 l/orë dhe përfshin konektorë me diametër 3.2 cm dhe gjatësi 3 m, të cilët e bëjnë të përshtatshme për t'u përdorur me të gjitha pishinat Bestway me kapacitet prej 1100 deri 18100 litrash. Seti gjithashtu përmban: • Një dispenser klori ChemConnect, i cili përdoret për të ruajtur nivelin optimal të klorit në ujin e pishinës, duke mbajtur pishinën të pastër për një kohë të gjatë. • Aksesorë të tjerë që mundësojnë montimin e pompës dhe lidhjen e pompës me sistemin e filtrimit të pishinës.
Specifikime teknike
  • Qarkullimi: qarkullim uji 3.028L/h
  • Materiali: Plastike
  • Ngjyra: Gri
  • Marka: Bestway
Write Your Own Review
Po vlerësoni:Pompë filturese me rërë Bestway për pishina, qarkullim uji 3.028L/h, sasia mbajtëse rëre 8.5kg, hyrje / dalje 32 mm
Vlerësimi juaj
Copyright © 2022 MEGATEK // All rights reserved