Seti me thurje prej ratani, i përbërë nga tavolina rrumbullake me syprinën e xhamit të temperuar si dhe katër karriget në formë poltronesh, është një zgjedhje ideale për të mobiluar ambientet e hapura të bareve, verandave, tarracave, ballkoneve etj. Skeleti me material alumini që siguron qendrueshmërinë dhe jetëgjatësinë e këtij seti është veshur me materialin e ratanit prej polietileni (PE), i cili është i lehtë si dhe rezistent ndaj lagështisë dhe agjentëve atmosferikë duke e bërë këtë set mjaft të përshtatshëm edhe për ambientet dhe shtëpitë pranë plazheve. Forma mjaft elegante e këtij seti me thurje të ngjeshur në pjesën e mbështetjes dhe uljes së karrigeve si dhe syprina e tavolinës, shtojnë hijeshinë e këtij seti duke e bërë lehtësisht të përshtatshëm për ambientet moderne të kopshtit tuaj. Ngjyra e bardhë e këtij seti përshtatet lehtë me të gjitha nuancat e ngjyrave, veçanërisht me ngjyra të forta të aksesorëve të kopshtit tuaj dhe mjaft mirë me ambientet e gjelbëruara duke krijuar kontrast harmonik dhe mjaft estetik.