Solucion për shpëlarjen e gojës, me një formulë të pasuruar me 250 ppm fluor dhe përbërës aktivë, që ndihmon për rikthimin e ngjyrës së bardhë natyrale të dhëmbëve, ngadalëson formimin e pllakëzave dhe gurëzave dhe siguron mbrojtje shtesë kundër kariesit. Solucioni parandalon formimin e kariesit, tartarit dhe pllakave dentare. Rekomandohet të përdoret së bashku me pastën dhe fillin dentar për një efekt maksimal. Solucioni Lacalut White rekomandohet sidomos për duhanpirësit, personat që pijnë çaj dhe kafe, si edhe është i përshtatshëm për përdorim kur përdoren proteza, implante, tela të dhëmbëve dhe struktura të tjera ortodontike.