Tapeti modern Floral, si një element dekorues dhe funksional, sjell hijeshi e ngrohtësi në ambientet tuaja të brendshme. Falë përbërjes së saj nga materiali i fibrave të polipropilenit në kombinim me materialin e poliestres që i jep një shkëlqim natyral, produkti ynë është unik. Dekorimi me tapet, eshte mënyra më e mirë për të personalizuar ambientet tuaja me ngjyra plot stil që harmonizohen me mobiliet, me divanet, me perdet dhe elementët e tjerë që plotësojnë hapësirat e brendshme të banimit, të zyrave etj.. Ky lloj tapeti është shumë i përshtatshëm për zonat me trafik të rëndë. E lehtë në pastrim dhe me cilësi të certifikuar, rrugica persiane me ngjyra të çelëta krem e bezhë, sjell në shtëpitë tuaja rehatinë maksimale dhe mundësinë për t'u kombinuar me çdo element tjetër zbukurues.