Sherebela ose siç quhet ndryshe "erëza e shpëtimit" përvec aromës së mrekullueshme, është e njohur për vetitë kuruese, po njëkohësisht ka edhe funksion estetik në kuzhinë ku përdoret për zbukurimin e pjatave të ndryshme. E për më tepër kjo erëz kuzhine është dhe një ilaç për kavitetin e gojës. Disa gjethe sherebela ulin irritimet në gojë, kurse kur keni ndonjë ënjtje apo plagë, vendosni mbi to disa gjethe të kësaj erëze për disa minuta dhe efekti është i shpejtë. Bëjeni aromën e sherebelit pjesë të ambientit tuaj.
Specifikime teknike
Ambienti: Të jashtëm
Periudha e mbjelljes: Koha me e pershtatshme per mbjellje eshte pranvera pas perfundimit te ngricave.
Temperatura: Drite e bollshme 10 - 27 °C
Ujitja: Toka pothuasje te thahet midis ujitjeve
Ushqyesit: Ushqyes universal , i lëngshem ose granular
Periudha e lulëzimit: Bime shumevjecare, lulezon gjat sezonit te prenveres