Tavolina e ratanit me syprinën e xhamit të temperuar dhe formën e saj elegante, përbën një zgjedhje ideale për të mobiluar ambientet e hapura të bareve, verandave, tarracave, ballkoneve etj. Materiali përbërës prej polietileni (PE) është i lehtë si dhe rezistent ndaj lagështisë dhe agjentëve atmosferikë duke e bërë këtë set mjaft të përshtatshëm për ambientet dhe shtëpitë pranë plazheve. Ngjyra e bardhë e kësaj tavoline përshtatet lehtë me të gjitha nuancat e ngjyrave dhe mjaft mirë me ambientet e gjelbëruara. Kjo tavolinë përshtatet me karriget prej ratani me ngjyrë të bardhë të setit Bora-Bora.