Suplement ushqimor me përmbajtje hekuri, Emacrit, 30 bustina

Out of stock
Kodi
904934
€0.95
Bustinë (1 Bustinë)
Shpërndaj:
Suplement ushqimor, me një formulë që përmban sakarozë hekuri, acid folik dhe vitaminat C, B6 dhe B12, i cili përdoret për trajtimin e mungesës së këtyre elementëve në organizëm ose në rastet e kërkesës së rritur për to. Hekuri, së bashku me acidin folik dhe vitaminat B6 dhe B12, nxit formimin normal të qelizave të kuqe të gjakut dhe ndihmon në zvogëlimin e lodhjes dhe këputjes. Forma e mikronizuar dhe e mikrokapsuluar e sakarozës së hekurit garanton tretshmëri të lartë, duke shmangur në të njëjtën kohë si shijen metalike ashtu edhe çrregullimet klasike të shoqëruara me integrimin e hekurit. Formulimi optimizohet me shtimin e vitaminës C, e cila rrit përthithjen e hekurit në gjak. Përdoret në rastet e insuficiencës së krijuar në organizëm për shkak të mbajtjes së dietave, si edhe në rastet e anemive të lehta gjatë shtatzënisë. Mënyra e përdorimit: Rekomandohet të përdoret 1 bustinë në ditë.
Specifikime teknike
  • Përbërja: Përmban: sakarinat hekuri Fe3+ 79 mg (30 mg), vitaminë C 70 mg, vitaminë B6 3 mg, acid folic 300 mcg
  • Forma farmaceutike/Paketimi: Kuti X 30 bustina
Write Your Own Review
Po vlerësoni:Suplement ushqimor me përmbajtje hekuri, Emacrit, 30 bustina
Vlerësimi juaj
Copyright © 2022 MEGATEK // All rights reserved