MEGATEK, hipermarketi më i madh i tipit “Do It Yourself” në Shqipëri, i cili operon në tregun e shitjes me shumicë dhe pakicë, është në kërkim të një kandidati të përshtatshëm për pozicionin:
Graphic Designer
Qëllimi i pozicionit:
Të krijojë dhe zhvillojë materiale grafike kreative për përdorim në mediat sociale dhe kanalet offline, duke kontribuar në komunikimin vizual dhe promovimin e produkteve dhe aktiviteteve të kompanisë.
Përgjegjësitë kryesore:
Planifikimi dhe zhvillimi i koncepteve grafike duke analizuar informacionin dhe materialet përkatëse.
Krijimi dhe ilustrimi i koncepteve grafike dhe prezantimi i tyre për miratim.
Përgatitja e materialeve përfundimtare duke përdorur programet dhe pajisjet e nevojshme të dizajnit.
Koordinimi dhe bashkëpunimi me ekipet përkatëse për realizimin e projekteve.
Kontribut aktiv në përmbushjen e objektivave të ekipit të marketingut dhe komunikimit.
Rishikimi i materialeve grafike dhe sugjerimi i përmirësimeve kur është e nevojshme.
Kërkesat dhe kualifikimet:
Diplomuar për Grafik Dizajn në Akademinë e Arteve.
Eksperiencë pune si Graphic Designer ose në pozicione të ngjashme.
Portofol i punëve të realizuara.
Njohuri shumë të mira në Adobe Photoshop dhe Adobe Illustrator.
Njohuritë në Adobe Premiere dhe After Effects përbëjnë avantazh.
Aftësi të mira në menaxhimin e kohës dhe respektimin e afateve.
Aftësi për të dhënë dhe për të pranuar kritika konstruktive.
Vëmendje e lartë ndaj detajeve dhe aftësi krijuese.
Procedura e aplikimit: Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë:
CV të detajuar
Email:[email protected] Kontakt / WhatsApp: 069 402 2492 ose Burime Njerëzore Autostrada Tiranë–Durrës, km 7, Tiranë, Shqipëri