Krah mekanik i palosshëm për suport rafti, prej materiali metali të kromuar, me përmasa 30x14.5 cm, i cili shërben për të hapur apo mbyllur një pjesë të raftit, sipas nevojës. Materiali përbërës është i qëndrueshëm ndaj përdorimit, peshave të rënda, ndryshkut apo gërryerjes. Përdoret për montimin e pjesëve të palosshme të rafteve, për të ndihmuar në organizimin e hapësirave të kufizuara në ambientet e kuzhinave apo ambiente të tjera.