Bllokues multi-funksional, prej materiali plastik rezistent, në ngjyrë të bardhë. Përdoret për mbylljen e sirtarëve dhe rafteve me dy kanata, për të mbrojtur fëmijët e vegjël nga lëndimi gjatë lojës. Mund të vendoset dhe të hiqet lehtësisht, me dy metoda instalimi me vida ose me ngjitës, pa lënë shenja në sipërfaqet ku është ngjitur. Ky produkt është testuar në bazë të standartit EN 16948:2017 dhe është i aprovuar për përdorim për sigurinë e fëmijëve.