Çfarë i duhet mikut tuaj me katër putra?

Çfarë i duhet mikut tuaj me katër putra?

Të mbash një qen në shtëpi ka shumë efekte pozitive, aq sa mund t’ju ndryshojë jetën dhe mënyrën se si i shihni gjërat. Ai meriton të jetë një anëtar i familjes tuaj në vend që të jetë një “çudi e një dite”.  Duhet të jemi të kujdesshëm ndaj nevojave të miqve tanë  duke i plotësuar me  produktet e duhura të higjenës, qafore apo zinxhirë të rehatshëm, por pse jo dhe për lodra rezistente për t'i falur pakëz argëtim.

Kolibja e qenit duhet të jetë pak e ngritur nga toka që të sigurojë mbrojtjen nga era por sidomos dhe nga shirat. Ajo duhet të jetë me përmasa të përafërta me qenin, sepse duhet të ruajë ngrohtësinë e trupit të tij. Për t'i garantuar qenit tënd mirëqenien e duhur, kontrollo vazhdimisht shtëpizën dhe mbulesën e shtruar poshtë tij për lagështi, sepse në qoftë se shtroja është e laguar, rreziku për të marrë një ftohje është i madh.

Shëtitja është pjesa më e mirë e ditës së qenit tuaj (dhe hej, ndoshta është edhe pjesa më e mirë e ditës suaj). Një qafore ose zinxhir është i dobishëm gjatë ecjes suaj për disiplinimin e qenit. Por duhet bërë mjaft kujdes në përzgjedhjen e tyre, pasi produkti jo i përshtatshëm për të mund të shkaktojë probleme shëndetësore në lëkurë. Qaforja prej lëkure është më e mira për qenin. Zinxhiri duhet të jetë i qëndrueshëm dhe me gjatësi që përshtatet; i shkurtër për qëllime edukimi, normal për shëtitje dhe i gjatë për vrap.

Për ti dhënë qenit ushqimin e thatë mund të përdorësh tasa plastikë apo inoksi, të formave dhe madhësive të ndryshme. Ndërsa për dhënien e ujit apo lëngjeve të tjera duhet të kesh shumë kujdes. Duhen përdorur enë me material të rëndë të cilat rrëzohen me vëshirësi dhe nuk lejojnë derdhjen e lëngut. Gjithashtu është shumë e rëndësishme që të sigurohesh gjithmonë që qeni juaj të ketë ujë të freskët gjatë gjithë ditës. Vite më parë njerëzit i ushqenin qentë e tyre me ushqimet e mbetura nga vaktet në shtëpi, por sot ka një shumëllojshmëri produktesh të cilat i kanë të gjitha vlerat e duhura ushqimore për mikun tënd. Në Megatek do të gjeni një gamë të gjerë.

Lodrat janë të domosdoshme jo vetëm për argëtimin, por dhe për shëndetin e qenit. Shumë probleme të sjelljes tek qentë janë rezultat i mërzisë ose energjisë së tepërt. Lodrat ofrojnë stimulim mendor dhe fizik, ndaj drejtimi i energjisë së qenit tuaj tek lodrat mund të parandalojë probleme të tilla si gërmimi dhe kafshimi i  këpucëve tuaja. Falë modeleve të shumta të lodrave në Megatek, qeni juaj mund të ketë mishra dhëmbësh më të fortë, muskuj më të trajnuar dhe sigurisht plot orë argëtimi! Tek ne mund të gjeni lodra të cilat përbëhen nga një material gome i butë, i cili mund të kafshohet lehtë dhe nuk i dëmton dhëmbët. Nëse nga lodrat shkëputen pjesë të vogla dhe gëlltiten aksidentalisht nga qeni, mos u shqetëso! Ato mund të largohen lehtë nëpermjet jashtëqitjes dhe nuk përbëjnë problem për shëndetin. Meqenëse jeni ju ata që u jepni atyre lodrat, qeni juaj do t'ju lidhë ju me argëtimin dhe emocionin e lojës. Kjo ndihmon për të ndërtuar një marrëdhënie pozitive midis jush dhe qenit tuaj.

Një qen me lëkurë normale këshillohet të lahet së paku një herë në muaj me shampo të veçantë për qen. Por nëse dëshiron ta lash më shpesh duhet të përdorësh një shampo hidratuese për të parandaluar tharjen e lëkurës. Në Megatek mund të gjesh dhe furça apo krëhëra të llojeve të ndryshme të cilët i përshtaten çdo gëzofi. Larësi 360 gradë i qenit është një produkt gjithashtu shumë i kërkuar.

Related articles
  1. 10 gjëra të nevojshme për të përballuar dimrin!

    Temperaturat janë ulur ndjeshëm dhe të gjithë duam të qëndrojmë ngrohtë dhe të kemi rehatinë e nevojshme në shtëpi. Ja disa gjëra të nevojshme për të qëndruar ngrohtë këtë dimër.

    Lexo më shumë
Copyright © 2022 MEGATEK // All rights reserved