Kursimi i energisë sa vjen e bëhet dhe më i vështirë. Çmimet e energjisë janë në rritje, duke mos e lehtësuar shumë situatën, por le të mundohemi të kursejmë atë nëpërmjet disa mënyrave apo produkteve vërtet efikase dhe të nevojshme për shtëpinë.
Nëse deri tani e kishe anashkaluar si një nga produktet të cilat ndihmojnë në kursimin e energjisë, tani është momenti të mendosh seriozisht ndërrimin e tyre. Llambat LED jo vetëm që ofrojnë më shumë ndriçim, por janë më ekonomike dhe kanë të paktën deri në 10 herë më shumë jetëgjatësi se llambat normale duke përdorur 75% më pak energji.
Shumë herë kur dalim nga shtëpia rrimë me merak se mos kemi harruar të heqim nga priza pjastrën e flokëve, nëse e kemi fikur furrën apo mos kemi lënë akoma gjellën në zjarr. Jo vetëm që ndoshta kemi shkaktuar ndonjë rrëmujë por kemi harxhuar energji duke e rritur goxha faturën në fund të muajit. Për të shmangur këto situata, prizat smart janë një shpëtim! Mjafton të vendosësh në këtë prizë pajisjen, të shkarkosh një aplikacion në telefonin tënd për të komanduar lehtësisht ndezjen dhe fikjen e saj duke patur një kontroll të plotë në konsumin e energjisë.
Ditët e ftohta po afrohen gjithnjë e më shumë dhe gjëja e parë që sigurohemi është ngrohja. Pavarsisht nëse një kondicioner inverter është një investim i konsiderueshëm, është gjithsesi i nevojshëm nëse mendojmë në afatgjatë për të kursyer 20-50% energji falë klasit A+++! Kondicionerët me motorr inverter garantojnë gjithmonë rehati maksimal për të patur një temperaturë konstante në shtëpi me konsum jashtëzakonisht të ulët, pa u shqetësuar nga ndërrimi i motit jashtë. Mos të harrojmë se këta kondicionerë janë të përshtatshëm për të gjitha stinët duke përballuar më së miri kushtet ekstreme të motit.
Nëse deri tani je trembur nga fakti që sobat mund të bëjnë pis shtëpinë, ato me pelet janë mjaft të pastra dhe janë një nga format më të mira për t’u ngrohur gjatë dimrit! Sobat në Megatek janë ndërtuar nga komponentë cilësorë me fokus kryesor prakticitetin dhe shumë-funksionalitetin, duke ofruar ngrohtësi për hapësira të mëdha dhe flakë dekorative unike e cila çlirohet nga djegia e peletit. Sobat me pelet nuk ndotin ambietin nga tymi dhe hiri duke e mbajtur atë të pastër dhe ka të gjitha komoditetet e një aplikimi modern: ndezjen automatike, të ushqyerit vetë me pelet dhe kontrollet e temperaturës dhe flakës duke zëvendësuar më së miri pajisje të tjera elektroshtëpiake më të shtrenjta që përdoren për ngrohje.
Energjia diellore është një nga energjitë më të pastra, më me pak kosto që mund të përdorim në shtëpitë tona dhe si e tillë duhet shfrytëzuar. Panelet diellore për ngrohjen e ujit kanë gjetur përdorim të gjerë falë shfrytëzimit nga 15% deri në 20% të energjisë diellore .Panelet janë një zgjedhje që bëhen njëherë dhe benefitet në kursimin e energjisë shikohen për shumë gjatë. Izolues për kornizat e dritareve dhe dyerve. Edhe nëse vendosim një kondicioner inverter apo sobë druri për tu ngrohur gjatë dimrit duke kursyer energji njëkohësisht, duhet ti kushtojmë rëndësi detajave. Është e nevojshme të izolosh dyert dhe dritaret për një ruajtje sa më të mirë të temperaturës brenda në shtëpi duke ndihmuar në një faturë jo shumë të lartë.
Edhe nëse vendosim një kondicioner inverter apo sobë druri për tu ngrohur gjatë dimrit duke kursyer energji njëkohësisht, duhet ti kushtojmë rëndësi detajave. Është e nevojshme të izolosh dyert dhe dritaret për një ruajtje sa më të mirë të temperaturës brenda në shtëpi duke ndihmuar në një faturë jo shumë të lartë.
Shpeshherë mendojmë se kursejmë duke mos investuar tek pajisjet e reja moderne. Në fakt ndërkohë që e shtyjmë një investim të nevojshëm, fatura në fund të muajt është mjaft e kripur. Ngrohësit e ujit me veshje të plotë termoizoluese reduktojnë në maksimum konsumin e energjisë, duke patur ngrohje të shpejtë të ujit të përdorshëm falë kapacitetit të depozitës. Veshja prej titanium siguron ujë të ngrohtë për një kohë shumë më të gjatë dhe nxehje të shpejtë duke patur ndikim drejtpërdrejt në optimizimin e konsumit të energjisë.
Duke i kushtuar rëndësi një investimi të mirëmenduar dhe duke patur prioritet përfitimin në afatgjatë këto produkte do të lehtësojnë kursimin në energji duke ulur disa shifra në fund të muajit. Në Megatek, do të gjesh pajisjet e duhura smart dhe jo vetëm, nga markat më të njohura dhe cilësore për të ndihmuar në një përdorim më efikas të elektroshtëpiakeve. Sigurohu që të gjesh të gjitha produktet që të përshtaten, duke i porositur ato online në Megateksa në vetëm pak klikime! Nëse ende nuk i ke financat e mjaftueshme për të bërë tëndin produktin që dëshiron, mos u shqetëso! Online apo në Hipermarket, në Megatek mund të gjesh mënyra të ndryshme financimi për blerje me këste, thjesht dhe lirë!