I dashur ndërtues, Je gati për një projekt të ri ndërtimi, por të mungojnë veshjet e duhura të sigurisë? Kjo është për ty.
Puna në një kantier ndërtimi është e vështirë. Të duhet të sfilitesh gjatë gjithë ditës nëpër pluhur apo ujë, temperatura të larta apo të ulëta dhe të endesh mes objektesh shpesh të rrezikshme për shëndetin. Dhe kur në ekuacion përfshihet veshja e parehatshme e punës, rrezikshmëria e ambientit shumëfishohet. Prandaj, ne në Megatek kemi përzgjedhur për ty veshjet më të nevojshme dhe më të sigurta për profesionin tënd!
Jeleku revolucionar në dizajn, me shirit reflektues për më shumë dukshmëri, kombinon peshën e lehtë të një veshje me prakticitetin e xhepave, për ato situata kur është ngrohtë për të veshur xhaketë. Jeleku, përveç 7 xhepave me hapësirë të madhe mbajtëse, ka dhe një xhep trasparent për kartë ID. Shumë kompani përdorin këtë veshje unike duke kombinuar sëbashku pëlhurën e verdhë me atë portokalli për të krijuar kontrast të lartë në vendin e punës.
Këpucët me qafë KUMO S3 janë prodhuar nga lëkurë rezistente ndaj ujit për të mbajtur këmbët e thata në kushte të lagështa. Ato ofrojnë mbrojtje gjithëpërfshirëse falë majës metalike mbrojtëse të gishtave, shollës së mesme të çelikut anti-shpim, anti-rrëshqitje dhe thembrës me amortizim. Sholla me densitet të dyfishtë është rezistente ndaj vajrave dhe gëzon veti antistatike si dhe anti-rrëshqitje (SRC) për të parandaluar aksidentet në qeramikë, çelik apo vajra.
Maska për frymëmarrje është ideale për aplikimet që përfshijnë pluhur, përzierje dhe fibra. P101 do të përdoret për të mbrojtur përdoruesin nga grimca solide, vaji dhe uji. Valvula e ajrit mund të reduktojë rezistencën dhe të nxjerrë jashtë ajrin e nxehtë. Hapësira e madhe e brendshme e maskës ndihmon në frymëmarrje të lehtë gjatë gjithë ditës dhe mundëson komfort gjatë përdorimit të maskës në kushte të ngrohta dhe me lagështirë. Materiali i maskës është 100% pa metal dhe llastikët mbajtës janë të ngjitur me ultrasound.
Kjo bluzë e stilit Polo është ndërtuar nga pëlhura polipambuk me thurje ‘Pique’ e cila është e butë në prekje dhe e rehatshme për tu veshur.Klasifikuar me UPF 50+, pëlhura bllokon 98% të rrezeve UV dhe qepja e dyfishtë siguron më shumë rezistencë. Prania e shiritave të kontrastit në jakë dhe mëngë shton vizibilitet në ambientet e punës. Ideale si veshje e përditshme ose promocionale duke stampuar logon e kompanisë.
Përtej kaskave të zakonshme të sigurisë në punë, ekziston dhe një tjetër mundësi unike mbrojtje. Kapelja e ndërtuar me një shtresë të fortë mbrojtëse në trup si dhe me një strehë të sigurtë në pjesën përpara të fytyrës, siguron mbrojtje maksimale dhe në temperatura të larta. Kjo pasi materiali i përdorur lejon shkëmbimin e ajrit dhe rregullimin e temperaturës. Në dukje një kapele e zakonshme bejsbolli, ky mjet i rëndësishëm pune mund të të kursejë jetën një ditë.
Këto janë vetëm pak nga veshjet e sigurisë që ne sugjerojmë për ty. Për të blerë ç’do produkt tjetër që të duhet në profesionin tënd kliko këtu!