Tavolinë për çdo rast

Tavolina mesi për një ambient që i përshtatet stilit tuaj!

Tavolinat e mesit dhe ato të këndit nuk konsiderohen më si mobilje opsionale, por janë ndër elementët kryesorë të dekorimit të shtëpisë. Më parë, përdorimi i tyre ishte i kufizuar për vendosjen e pijeve gjatë qëndrimit ulur, por një tavolinë është më shumë se kaq. Sot, një tavolinë mesi është e domosdoshme për të kompletuar ambientin e ndenjes si në dekorim ashtu edhe në prakticitetin që ofron.

Zgjedhja e një tavoline mesi mund të jetë e vështirë nëse nuk jeni të njohur me modelet e ndryshme. Megatek do t'ju ndihmojë të njiheni me të gjitha modelet e disponueshme dhe avantazhet unike të secilit lloj.

Sido që të jetë stili që keni krijuar në ambientin e ndenjes, nëse do të vendosni një tavolinë prej mermeri, një gjë është e sigurt: Ambienti do të marrë një pamje moderne dhe luksi. Për më tepër, këto tavolina kërkojnë pak mirëmbajtje dhe nuk prishin harmoninë e dekorit tuaj. Është e vërtetë që këto tavolina mund të kushtojnë, por investimi ia vlen.

Një tavolinë prej mermeri do të tërheqë vëmendjen e mysafirëve në shtëpinë tuaj, dhe kështu ju mund të arrini qëllimin, për t’i lënë një mbresë të këndshme kujtdo që viziton ambientin tuaj.

Nëse do të ktheheshim pas në kohë, do të shihnim që druri ka qenë një material shumë i përdorur në shtëpitë e shqiptarëve, qoftë në ambientin e ngrënies, të ndenjes apo në hapësirën e fjetjes. Sërish, ditët e sotme e gjejmë atë në hapësira moderne plot stil. Ky rikthim i materialit të drurit vjen si shkak i ndjesisë së ngrohtë dhe origjinalitetit që i jep ambientit të shtëpisë. Jo vetëm për këtë, por edhe për cilësinë dhe jetëgjatësinë që ky material ofron.

Megatek ka përzgjedhur një sërë modelesh me ngjyra dhe forma speciale që mund të gjallërojnë pamjen e shtëpisë suaj.

Ka shumë arsye pse të zgjidhni një tavolinë xhami për ambientin tuaj të ndenjes. Materiali i xhamit, duke qenë transparent, krijon iluzionin e një hapësire më të madhe dhe më me shumë dritë. Ndaj, për ju që keni një hapësirë të vogël ndenjeje në shtëpi, kjo tavolinë është zgjedhja ideale, pasi mund të transformoni edhe dhomat më të vogla dhe më të errëta, duke i bërë ato të duken të mëdha dhe të ndriçuara mirë. Për më tepër, xhami duke qenë pa ngjyrë dhe pa përkufizim të fortë stili, do të thotë se mund të kombinohet lehtësisht me çdo skemë ngjyrash, stil dekori ose shije personale. Ju mund ta bëni atë të duhet moderne, bashkëkohore apo boho me mënyrën se si zgjidhni karriget, tabakanë, ndriçuesit dhe mobiljet apo dekorimet e tjera.

E dinit që tavolinat bamboo janë prezantuar për herë të parë rreth viteve 1300 gjatë sundimit të dinastisë Ming? Ato kanë qenë një pjesë thelbësore e kulturës kineze dhe gradualisht janë bërë të njohura në botën perëndimore. Së fundmi, këto tavolina po preferohen edhe në Shqipëri. Duke pasur parasysh natyrën e butë dhe delikate të bambusë, mund të jetë e vështirë të imagjinohet se bambuja është jashtëzakonisht e fortë dhe e qëndrueshme. Në fakt, konsiderohet të jetë një nga drurët më të fortë të përdorur në industrinë e mobiljeve. Krahas rezistencës dhe jetëgjatësisë, tavolinat prej bamboo me ngjyrën natyrale dhe me prakticitetin që ofrojnë, përbëjnë një zgjedhje të mirë për të gjithë ju që kërkoni të shtoni një stil të ndërthurur me modernen dhe antiken.

Tavolinat prej metali që do të gjeni në Megatek, janë të dizenjuara për të shtuar një stil të veçantë në ambientin tuaj, por njëkohësisht për të qenë sa më funksionale dhe praktike. Ato do t’i gjeni të ndërthurura edhe me materiale të tjera, si druri dhe xhami, për t’i dhënë një pamje më tërheqëse hapësirës. Siç mund të shihni më poshtë disa nga sugjerimet tona, këto tavolina janë perfekte për të maksimizuar kapacitetin e ruajtjes, krahas stilit të veçantë që kanë. Nëse jeni në mëdyshje dhe nuk dini çfarë materiali të zgjidhni për tavolinën e mesit, modelet e mëposhtme prej metali dhe druri/xhami ju ndihmojnë për të bërë zgjedhjen e duhur.

Related articles
  1. Gati për aventura të reja këtë verë?

    Me të hyrë Qershori jemi zyrtarisht në sezonin e plazhit dhe gjithësecili nga ne i meriton disa ditë relaksuese pranë detit. Por çfarë duhet për tu bërë gati? Ne e kemi bërë gati listën tonë të gjërave që na duhen. Ja disa sugjerime për ty!

    Lexo më shumë
  2. Palestër në shtëpi? Ja si të mbash trupin në formë pa dalë nga shtëpia

    Edhe pse palestra vitet e fundit është kthyer një domosdoshmëri të kohëve moderne, jo të gjithë kanë kohën apo vullnetin e duhur për të shkuar në një ambient palestre dhe për të mbajtur trupin në formë.

    Lexo më shumë
  3. Kinema në qiell të hapur

    Pse të shohësh filmin tënd të preferuar brenda, në një ekran të vogël, kur me një video projektor mund të krijosh mini-kinemanë tënde në natyrë?

    Lexo më shumë
Copyright © 2022 MEGATEK // All rights reserved