Çaj bimor me efekt qetësues për menopauzën 100 g

Në stok
Kodi
900087
€2.03
Copë (1 Copë)
Shpërndaj:
Çaj bimor me efekt qetësues, për trajtimin e simptomave të menopauzës, i cili përmban lule murrizi, lule shtogu, fletë sherebele, lule kamomili, rozmarinë, njëmijëfletësh, majdanoz, fletë arre dhe gjethe luleshtrydheje. Njëmijëfletëshi, në sajë të esencës së pasur me azulen, cineol, akileinë, vitaminë K dhe tanineve, liron spazmat e muskulaturës së butë (ka efekt spazmolitik), veçanërisht të mitrës, si edhe lehtëson ngërçet dhe dhimbjet e stomakut me origjinë nervore. Kamomili nxit djersitjen dhe ka efekt qetësues. Sherebela pakëson djersitjen e tepërt gjatë natës në periudhën e menopauzës, duke lehtësuar ciklin menstrual dhe duke ndihmuar gjithashtu në qarkullimin e gjakut. Murrizi ka veti antisklerotike dhe sedative, vepron në fuqizimin natyral të zemrës, ndikon në rregullimin e frymëmarrjes dhe ndihmon në trajtimin e pagjumësisë. Këto veti kurative e bëjnë këtë produkt efikas, si për gratë, ashtu edhe për burrat e moshës së tretë. Mënyra e përgatitjes: Në masën e një filxhani ujë hidhet një lugë çaji me përbërje, që zien ngadalë deri në vlim. Lihet i mbuluar për 10-15 min. Kullohet dhe mund të pihet i ëmbëlsuar ose jo, i ngrohtë ose i ftohtë, sipas dëshirës. Rekomandohet të merren 2-3 doza në ditë.
Specifikime teknike
  • Përbërja: Përmban: lule murrizi, lule shtogu, fletë sherebele, lule kamomili, rozmarinë, njëmijëfletësh, majda
  • Forma farmaceutike/Paketimi: PC X 100 g
  • Kategoria e produktit: Çaj mjeksor
  • Paketimi: 100gr
Write Your Own Review
Po vlerësoni:Çaj bimor me efekt qetësues për menopauzën 100 g
Vlerësimi juaj
Copyright © 2022 MEGATEK // All rights reserved